Flying Angel Heart

7.16.2013

iPhone-i vret 23-vjeçaren

 

iPhone 5 i merr jetën një stjuardese 23 –vjeçare. Deri sa i bie zilja iPhone 5 në ndërkohë përgjigjet dhe papritur një valë korrenti i merr jetë një 23 – vjeçare nga Kina.
Sipas të përditshmes britanike “Daily Mail”,Ma Ailun, ish-punonjëse e “China Southern Airlines”, ka marrë një elektroshok të dhunshëm nga celulari.

Mësohet se ajo ka rënë në tokë, është shoqëruar menjëherë në spital nga njerëzit e afërt, por mjekët nuk kanë arritur ta mbajnë në jetë.

Nga ana tjetër, kompania “Apple” ka reaguar menjëherë duke njoftuar se ka nisur një hetim të hollësishëm për të kontrolluar sigurinë e produktit më të shitur të saj.

“Jemi thellësisht të trishtuar nga ky incident tragjik dhe i bëjmë ngushëllimet tona familjes Ma. Do të bëjmë një hetim të thellë dhe do të bashkëpunojmë me autoritetet”, ka deklaruar “Apple” përmes një email-i.

0 σχόλια:

Post a Comment