Flying Angel Heart

7.18.2013

— Ne mbajme premtimet! Rrogat rriten me 6%, pensionet me 4 dhe 5% ,kjo ishte deklarata e kryeministrit S.Berisha ne faqen e tij ne facebook.

   Te dashur miq, sot ne mbledhjen e qeverise, ne perputhje me ligjin e buxhetit te vitit 2013 te votuar ne Parlament ne dhjetor te vitit 2012, u vendos rritja mesatare me 6% e rrogave te punonjesve buxhetore dhe rritje e pensioneve ne qytet me 4% dhe pensioneve ne fshat me 5%. Kjo rritje e rrogave dhe pensioneve eshte 2-3 here me e madhe se sa rritja e inflacionit vjetor prej 2%. Me kete rritje paga mesatare ne Shqiperi rritet nga 50100 ne 52782 mije leke ne muaj. Keshtu per punonjesit mbeshtetes te institucioneve buxhetore paga mesatare rritet ne 37199 leke ne muaj, per punonjesit e administrates qendrore 67222 leke, per mesuesit 53342 leke, per mjeket 58098 leke, per infermjeret 37854 leke, per ushtaraket 43472 leke, per policine 57344 leke. Nuk rriten rrogat me te larta. Kurse pensioni minimal ne qytet rritet ne 12024 leke ndersa te ardhurat pensionale minimale, perfshire kompensimet, rriten ne 14174 leke kurse pensionet minimale ne fshat rriten ne 8233 leke dhe te ardhurat pensionale minimale ne fshat rriten ne 9123 leke. Nuk eshte llogaritur ketu rimbursimi i plote i mbi 92% te ilaceve qe marrin pensionistet. Ne mbajme premtimet tona! sb

ndahe me miqët

0 σχόλια:

Post a Comment