
Pas aksionit të Policisë së Shtetit për të bllokuar aparatet “Dreambox” dhe vënë përara ligjit personat që i shpërndanin ato, ka ardhur dhe dënimi i parë nga gjykata e Tiranës.
I akuzuar për veprën penale të “mashtrimit kompjuterik”, gjykata e Tiranës ka dënuar me 6 muaj burg, por duke e lënë atë me kusht, një të ri, i cili në bazë të hetimeve ka rezultuar se ishte njëri prej personave që merrej me shpërndarjen e këtyre aparaturave pirate.
Ky ishte vetëm një nga shumë proceset gjyqësore që gjykata e Tiranës ka nisur për përdoruesit e “Dreambox”, pas denoncimit të bërë pak muaj më parë nga kompnaia “Digitalb”. Nga hetimet e institucionit të akuzës ka rezultuar se aparaturat pirate funskionojnë në këtë mënyrë:
Nëpërmjet përdorimit të sistemit kompjuterik të quajtur “card sharing”, disa persona përdorin në mënyrë të përbashkët një kartë abonimi të rregullt, e cila merret nëpërmjet aparatit “Dreambox”, që dërgon çelësat e kriptuar nëpërmjet sinjalit të internetit në një server të posaçëm.
Ky i fundit, pasi çkodon çelesat e dërgon përsëri sinjalin në “Dreambox”, i cili duke përdorur çelësin hap videon dhe më pas mund të shpërndajë sinjalin në një numër të pakufizuar aparatesh duke përdorur vetëm një “smart card”.


GBP Exchange Rate
Time in Berat








0 σχόλια:
Post a Comment