Flying Angel Heart

7.16.2013

Greqia “luftë” korrupsionit, ndjekje penale për ish-ministrin e Ekonomisë George Papakonstandinou

 

 

image

Pas një beteje shumë të ashpër politike në vend, me palët “kontradiktore” të shkëmbejnë akuza nga më të ndryshmet për listën e fmashe “Lagard”... parlamenti vendosi!

Në fakt, kjo çështje e ashtuquajtura “Lista Lagard”, degjeneroj në që në gjuhën popullore i themi: “ E lagu, se lagu”, që ishte mëse e qartë që kishte shkelje ligji dhe shpërdorim detyre nga ish-ministri i Ekonomisë George Papakonstandinou, kjo e faktuar nga vetë kryetarja e FMN-së, Kristin Lagard.

Pas një debati të ashpër politikë në parlamentin grek , në të gdhirë të ditës së martë parlamenti ka votuar pro ndjekjes penale të ish-ministrit të Ekonomisë, mbi të cilin u konstatuan shpërdorim detyre dhe shkelje të ligjit.
Pro ndjekjes penale të tij votuan 169 deputetë nga 283 të pranishëm, ku 9 vota ishin të pavlefshme dhe 6 abstenuan për pasoj ai do të ndiqet penalisht nën akuzat:

a. Pabesi në shërbim
b. Abuzim në detyrë dhe falsifikim dokumentesh.

0 σχόλια:

Post a Comment