Flying Angel Heart

7.12.2013

Horoskopi ditor, 12 korrik 2013


Dashi
Do jeni sharmante sot dhe gjithçka do shkoje me se miri me atë qe keni ne krah. Bashkëpunimi do jete mjaft i forte dhe komunikimi nuk do reshte për asnjë çast. Beqaret nuk duhet te tregohen te turpshëm sepse përndryshe nuk kane për ta gjetur personin qe kërkojnë. Financat do jene edhe me te mira sesa ju mendonit prandaj do jeni mjaft te qete ne këtë plan.

Demi
Dite shume e bukur dhe emocionuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do kenë një dite te qëndrueshme dhe pa debate. Beqaret do bënin mire te mos fillonin asnjë histori dashurie sepse ende nuk ka ardhur momenti i duhur. Ne planin financiar situata do përmirësohet ndjeshëm dhe do ndiheni me te qete kur te shpenzoni.

Binjaket
Dite mjaft harmonike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Për çdo gjë do flisni me partnerin tuaj dhe nuk do hidhni asnjë hap pa qene te sigurt se çfarë doni te bëni. Beqaret do jene me humor te mire dhe do jene gati te fillojnë angazhime serioze. Mundësitë nuk do mungojnë. Ne planin financiar do i kaloni vështirësitë një e nga një dhe do jeni me te qete.

Gaforrja
Do jeni shume te afërt me partnerin tuaj sot dhe nuk do e keni problem te flisni për gjithçka. Nga ana tjetër merrni po aq dashuri sa edhe jepni. Beqaret do takojnë një person mjaft joshës i cili do ua ndryshoje shume shpejt jetën. Çështjet financiare do iu marrin me tepër kohe sesa mendonit. Duhet te bëni disa sakrifica sot qe situata te mos jete problematike nesër.

Luani
Do e dashuroni mjaft atë qe keni ne krah sot dhe do ia kaloni për mrekulli. Do i sqaroni shpejt e shpejt edhe disa mosmarrëveshje qe keni pasur. Beqaret do bëjnë një jete shoqërore mjaft aktive dhe do kenë mundësi te shumta te gjejnë personin e duhur. Financiarisht nuk do keni probleme te mëdha sepse edhe shpenzimet do i kryeni me maturi.

Virgjeresha
Debatet nuk do mungojnë ne jetën tuaj ne çift sot dhe kjo do iu mërzitë pa mase. Do jeni shume kokëfortë dhe nuk do e toleroni aspak atë qe keni ne krah. Beqaret do njihen me disa persona jo shume serioze, por qe ne fakt zemrën e kane shume te mire. Hëna do kujdeset për sektorin tuaj te financave. Do i kaloni me lehtësi problemet dhe do jeni me te qete.

Peshorja
Dite shume e gëzuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do i mbaje disa premtime te bëra prej kohesh dhe do ndiheni për mrekulli ne krahët e tij. Beqaret duhet te bëjnë kujdes te mos ia japin fjalën çdokujt sepse do lëndohen. Financat do jene delikate. Mundohuni te ulni shpenzimet dhe te kërkoni ndihmën e disa specialisteve te fushës.

Akrepi
Edhe pse keni një lidhje do ndiheni shume te vetmuar gjate kësaj dite. Partneri do iu lere pas dore dhe do qëndrojë me shume kohe me miqtë e tij. Flisni seriozisht me te. Beqaret do flirtojnë me disa persona jo shume te përshtatshëm. Kujdes! Ne planin financiar do jete dite e vështirë dhe me probleme. Shmangni çdo lloj investimi apo transaksione.

Shigjetari
Qielli i dashurisë do jete i kontrastuar gjate kësaj dite. Marrëdhënia me partnerin nuk do jete shume e mire prandaj bëni shume kujdes para se te thoni diçka. Beqaret do kenë një dite me te privilegjuar dhe te mbushur me takime interesante. Shfrytëzojeni sa te mundni. Me financat duhet sa me shume maturi. Po e tepruat sadopak do keni probleme te mëdha.

Bricjapi
Klima ne jetën ne çift do jete mjaft harmonike sot. Do komunikoni me se miri me partnerin dhe do jeni te gatshëm te provoni aventura emocionuese se bashku. Beqaret nuk do kenë fat dhe do mbeten serish vetëm. Gjithsesi mos e humbni për asnjë çast shpresën. Financat nuk do jene ne gjendjen e tyre me te mire kështu qe reflektoni para se te kryeni ndonjë shpenzim.

Ujori
Gjate kësaj dite do jeni me te sigurte për lidhjen qe keni krijuar dhe do mendoni edhe për një te ardhme me personin qe keni ne krah. Beqaret do kenë një dite shume te veçante dhe te mbushur me emocione. Do takoni personin qe keni ëndërruar gjithë kohës. Nëse keni probleme financiare duhet te mbështeteni tek ndihma qe do iu japin disa familjare.

Peshqit
Ata qe janë ne një lidhje do mendojnë për diçka me serioze gjate kësaj dite. Vitet ikin dhe nevoja për te pasur dike pranë për një kohe te gjate shtohet. Beqaret duhet t’i pranojnë ftesat qe do iu bëhen, por jo te nxitohen e te bëjnë premtime te cilat nuk dihet a do i mbajnë dot apo jo. Ne planin financiar me pak kujdes dhe maturi mund t’ia dilni mbanë.

0 σχόλια:

Post a Comment