Flying Angel Heart

7.07.2013

Tragjedi në Kanada, shpërthejnë vagonët që transportonin naftë (video)

 

 

Tronditës është raporti i ardhur nga Kanadaja pas shpërthimit vdekjeprurës së vagonëve që transportonin naftë dhe lëndë kimike në Kanada. Deri më tani rezulton se si pasojë e këtij shpërthimi kanë humbur jetën tre persona. Ngjarja ka ndodhur në një qytet të vogël pranë Kebekut, në Lak Meganik. Sipas deklaratave të zjarrfikësve, numri i personave të zhdukur ka kapur shifrën 80.

Një prej zjarrfikësve deklaroi për agjencinë franceze të lajmeve se në një bar pranë vendit të shpërthimit ndodheshin 50 vetë, por ttragjedi-n-kanadaashmë nuk ka mbetur asgjë. “Vala shpërthyese e hodhi ndërtesën në erë”, shtoi ai. Edhe sipas policisë kanadeze, numri i viktimave do të rritet ndjeshëm.

Sipas zëdhënësit të policisë, Guy Lapointe, numri i viktimave është i madh, por nuk pranoi të pohonte apo mohonte mediat, sipas së cilave priten deri në 80 viktima.

Ngjarja ndodhi gjatë natës së të premtes, në një qytet me 6.000 banorë rreth 250 kilometra në lindje të Montrealit, ku shpërthyen njëherësh katër vagonë të një treni që transportonte naftë.

 

Ndiqni videon.http://youtu.be/5Gl49CpPQtc

0 σχόλια:

Post a Comment