Flying Angel Heart

6.19.2014

Berisha: Më përjashtuan se citova Ramën

 

 


BERISHA“Jam i nderuar që më dënoi aleanca e qelbësirave”. Kështu shprehet ish-kryeministri Berisha teksa komenton vendimin e Byrosë së Parlamentit për ta përjashtuar me 10 ditë nga punimet e kuvendit. Berisha thotë se nuk ka thënë asgjë prej tij , por sqaron se në parlament  ka cituar fjalët e kryeministrit Rama në një darkë private.

Sali Berisha: “A keni dëgjuar ndonjëherë në botë që të merren masa ndaj citimit. Autorësia është e kryeministrit. Ai nuk tha jo. Ai nuk tha që nuk e kam thënë. Pasi shpërtheu, si i çmendur, si i dezikulibruar ndaj Adi Krastës, shkon me gojë të hapur si gorillë, për ta kafshuar, dy zonja të pranishme në darkë, hyjnë ndërmjet për ta qetësuar situatën. Njëra është Zonja Kumbaro, tjetra Zonja Veliaj. Ai ua ktheni, ti je e tillë, ti je e atillë. Nuk mundet që një kryeministër, të bëjë një ofendim të tillë publik dhe as privat ndaj askujt”.

Berisha foli edhe për temën më të nxehtë të ditëve të fundit, ndërhyrjen e policisë në fshatin Lazarat. Pasi shprehu mbështetjen e tij për përpjekjet kundër narkotrafikut, ai tha se qeveria nuk mund ta luftojë atë sepse është e përfshirë në këtë trafik të paligjshëm.

Sali Berisha: “10 herë të pakrahsueshëm me Gatet, më shumë janë GATET në parlament. Si mund t’i luftojë Edi Rama  trafiqet kur me Belindën bën çdo gjë që sallonin e vipave ta përdorë për trafiqe. Si mund të luftojnë këta, kur ishin të lyer nga koka deri të kembët me rrjetin e kokainës Shqipëri – Kosovë”.

I pyetur përse qeveria e tij nuk ndërhyri në Lazarat, Berisha sqaroi se kishte një filozofi tjetër sesi mund të trajtohej çështja e Lazaratit.

Sali Berisha: “Qendrimi im ka qenë tjetër. Të gjitha masat e tjera, përveçse ndërhyrjes me forcë. Ky qendrim është shoqëruar me rënien drastike të mbjelljeve. Ky qendrim u bazua në disa çështje, së pari në heqjen e skafeve. Ua premë ujin e vaditjes. Kjo politikë e luftës kundër drogës bëri të mundur që Shqipëria të antarësohet në NATO. Bëri të mundur që Shqipëria të marrë vizat. Bëri të mundur që raporti i Departamentit të Shtetit të shpallë se drogat e forta nuk kalojnë më nga Shqipëria”.

Një tjetër akuzë ndaj kryeministrit Rama erdhi, sikurse tha Berisha për përfshirjen e tij në një rrjet lojërash fati.

Sali Berisha: “Edi Rama u tmerrua nga denoncimi që unë bëra. Një rrjet i tërë makinerish lojrash fati që dominojnë në Vlorë dhe gjerësisht të hapura në Tiranë dhe që po përhapen me shpejtësi në të gjithë Shqipërinë, në të cilin për të gjithë shqiptarët, janë djemtë e Arta Dades e Greg Rama”.

Ish-kryeministri ritheksoi shqetësimin e maturantëve për provimet, tezat që sipas tij janë shitur dhe praktikën mafioze sikurse tha duke iu mohuar atyre të drejtën e rishikimit të provimeve.

0 σχόλια:

Post a Comment