Flying Angel Heart

6.07.2014

Shokuse ! bllokohen në Siberi, hanë shokun e tyre

 

Bllokohen në Siberi, hanë shokun e tyre (Foto)

 

Dy peshkatarë të bllokuar në akujt e Siberisë, kanë ngrënë shokun e tyre dhe kanë pohuar se nuk kanë qenë as të uritur kur kanë kryer këtë veprim.

Grupi prej katër personash që udhëtuan për peshkim në akujt e ngrirë të Siberisë, u bllokuan prej muajsh për shkak të motit të keq, dhe vendosën të hanë shokun e tyre të ngrirë, Andrei Korochkin- 44 vjeç.

Peshkatarët të cilët hëngrën shokun e tyre, ndërsa qëndronin të bllokuar në Siberi, pranuan se nuk ishin as të uritur.

Abdullaev Gorulenko , i tha policisë ruse: "Ai vdiq vetë. Nga i ftohti, ngriu deri në vdekje, vetëm pas kësaj ne filluam ta hanim atë”.

Ndërkohë, i ndodhur në gjykim ai u shpreh se nuk ishte as i uritur kur e ka kryer këtë veprim barbar, por kishte një arsye tjetër.

"Unë nuk e hëngra sepse pata uri, kam pasur një arsye tjetër", theksoi ai, duke mos e dhënë arsyen që pretendonte.

Të dy janë akuzuar se e kanë rrahur personin, pastaj e kanë vrarë dhe e kanë gatuar atë. Pavarësisht thirrjeve për një gjykim të drejtë nga familja Korochkin, Gorulenko pati një dënim pagese për vrasjen, por më vonë u dënua për shkaktimin e lëndimeve trupore duke u dënuar tre vjet në burg.

Duket se Abduallev është trajtuar si një dëshmitar dhe jo fajtor.

Ndërkohë, një njeri i katërt Vladimir Komarov, pjesëmarrës në udhëtim, ende mungon dhe mendohet të jetë i vdekur.

0 σχόλια:

Post a Comment