Flying Angel Heart

6.01.2014

Zbulohen fakte të reja,nëna vrau vajzën pastaj veten

 

 

Policia ka zbardhur fakte të reja në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Fushë Kuqe të Kurbinit, ku nëna vrau vajzën e saj 15 vjeçe dhe më pas veten. Sipas analizave të bëra në Tiranë një javë pas vrasjes, ka rezultuar se vajza s’ka pasur marrëdhënie intime me asnjë person. Pas analizave të ADN-së është rrëzuar poshtë teoria se nna mund ta kishte vrarë vajzën, pasi ajo kishte një lidhje dashurie më njw person.

Është bërë e ditur gjithashtu se ditën kur ka ndodhur ngjarja, ka rezultuar se nënë e bijë kanë qenë me njëra-tjetrën gjatë gjithë kohës. Që në orën 09:00 të mëngjesit ata kanë shkuar bashkë për të dërguar bagëtitë në fushë, dhe më pas janë kthyer në një market afër shtëpisë për të blerë.

Krahas dëshmive të familjarëve dhe fqinjëve të familjes Keçi, policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të marketit të cilat kanë faktuar se nënë e bijë kanë qenë bashkë duke blerë dhe më pas i janë drejtuar shtëpisë së tyre.

Gjithashtu është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur 50 metra larg kasolles, ku fillimisht u deklarua se vajza mund të ketë qenë më një person tjetër.

Duke, iu referuar këtyre fakteve dhe provave të gjetura, policia e Kurbinit e ka hedhur poshtë faktin që vajza ka qenë më një person tjetër.

Nga ana tjetër është bërë e ditur se 15-vjeçarja ka munguar në shkollë ditën kur ndodhi ngjarja, pasi në drekë kishin planifikuar për të shkuar në festë bashkë me familjen tek një i afërm i tyre në Shkodër.

Mister mbeten ende motivet që e detyruan 40-vjeçaren Mimoza Keçi që të vrasë vajzën e saj 15-vjeçare dhe më pas veten.

Por, nga deklarimet e familjarëve policia ka bërë të ditur se krimi mund të ketë ndodhur për shkak të depresionit që kë patur gruaja. Kohet e fundit Mimoza Keçi kishte shfaqur shenja mërzie për shkak të emigrimit të djalit të saj në SHBA.

ndahe me miqët

0 σχόλια:

Post a Comment