Flying Angel Heart

6.30.2014

Taksa të reja për makinat dhe celularët

 

 

makinatKush posedon një automjet pritet të paguajë një tjetër taksë veç atyre që ka paguar deri tani. Qeveria ka përgatitur një projektligj që parashikon taksimin edhe të të gjithë personave që disponojnë një kartë sim celulari.
Ndryshimet e bëra në ligjin “Për taksat vendore”, që ka mbërritur në Kuvend, përcaktojnë detyrime të reja për qytetarët. Efekti i dy taksave shtesë për makinat dhe telefonat llogaritet në 6 milionë dollarë.
Nga taksa përjashtohen disa kategori si: të verbërit, personat me aftësi të kufizuar dhe veteranët.
Një mijë lekë në vit do të jetë taksa e re për ata që disponojnë autovetura dhe 1500 për automjetet e tjera në varësi të numrit të akseve, vendeve dhe tonazhit.
Kjo taksë do të paguhet bashkë me atë të qarkullimit. Kërkesa për këtë taksë ka ardhur nga ministria e Shëndetësisë dhe i është propozuar Qeverisë nga Ministria e Financave.
celular-mesazh-kercenim
Sipas projektligjit këto para do të shkojnë për fondin e “Urgjencës mjekësore”.
Projektligji parashikon edhe aplikimin e gjobave për vonesa në pagesë të cilat do tëaplikohen në masën 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit.
Ndërkaq pritet të aplikohet edhe një takse tjetër vjetore për cdo kartë sim.
Do të jetë 50 lekë në vit dhe fillimisht do t’i paguhet shtetit nga operatorët telefonikë e më pas do t'i mbahet përdoruesve.

0 σχόλια:

Post a Comment