Flying Angel Heart

6.05.2014

Mali i Zi kap anijen me banane dhe 250 kg kokainë për Shqipëri

Një sasi prej 250 kilogramë lëndë narkotike eimage llojit kokainë është sekuestruar nga autoritetet doganore malazeze në portin jugor të Barit. Kokaina, që në fakt është sasia më e madhe që është kapur ndonjëherë nga Mali i Zi, u zbulua në një anije që transportonte banane nga Amerika e Jugut, (Ekuador) dhe që sipas mediave malazeze, kishte destinacion Shqipërinë.
Sasia e lëndës narkotike u gjet e fshehur nën dyshemenë e një prej kontenierëve dhe ishte e ndarë në 200 pako, ndërsa vlera e lëndës narkotike nësë do të hidhej në treg arrin në 17 milionë dollar. Mediat malazeze citojnë drejtorin e përgjithshëm të doganave në Malin e Zi, Vladan Jokoviç që thotë se anëtarët e Doganës në Portin e Barit (Bar- Antivario) kanë sekuestruar sasinë rekord të kokainës në anijen e porositur nga firmat në Shqipëri
Sipas policisë, të cituar nga mediat maqedonase, ngarkesa me bananet ishte porositur nga kompania “Rrapo Company”. 
A1 REPORT mëson se “Rrapo Company” rezulton në Qendrën Kombëtare të regjistrimit të Bizneseve dhe sipas të dhënave në QKR ndodhet me seli në qytetin e Fierit dhe me pronarë Dritan dhe Nezike Rrapaj. 
Po ashtu mësohet se kompania që ka shitur bananet nga Ekuadori për në Shqipëri, është “Vimtcoprp”
Mali i Zi dhe vendet e tjera të Ballkanit janë një rrugë kryesore tranziti për kontrabandën e drogës nga Amerika e Jugut dhe Lindja e Mesme drejt Evropës Perëndimore

0 σχόλια:

Post a Comment