Flying Angel Heart

6.29.2014

Vrasja e Artan Santos

Vrasja e Artan Santos, Çipa: S'kishte informacion për rrezik

 

artan santo noaPUBLIKUAR: 09:47, 26 Qershor 2014 | PËRDITËSUAR: 15:06, 13  Qershor 2014  - Drejtori i Policisë së qarkut Tiranë, Ardian Çipa bëri një përmbledhje të ngjarjes dhe kronologjisë së arratisjes së autorëve të vrasjes së bankierit Artan Santo.

Në fjalën e tij kryepolici i Tiranës deklaroi se viktima nuk ka pasur informacione për rrezikun që i kanosej dhe se vrasja ka qenë e organizuar dhe mirëmenduar.

Ai bëri me dije se autorët e ekzekutimit ishin në një motorr pa targa dhe se nga ana e policisë vijojnë kontrollet dhe postblloqet në Krujë, Laç, Lezhë dhe zonat përreth.

Gjithashtu Çipa tha se policia në bashkëpunim me Prokurorinë po hetojnë intensivisht, me synim zbardhjen e ngjarjes.

Në këtë drejtim kreu i policisë Tiranë u shpreh se policia ka vënë në dispozicion shumën prej 100 mijë euro për këdo që jep informacion për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Fjala e plotë e Drejtorit të Policisë Tiranë, Ardian ÇipaSiç është bërë tashmë publike, në datë 26 Qershor 2014, rreth orës 09.18, në rrugën “Ibrahim Rugova” Tiranë, ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Artan Santo, 58 vjeç, me detyrë Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës së Credins.
Pas marjes se njoftimit nga strukturat e policisë u organizuan dhe nisi koordinimi i shërbimeve të Policisë, në ndjekje të autorëve.
Sipas informacionit paraprak, autorët udhëtonin me një motorr të zi, pa targa, me kokore dhe të armatosur, të veshur me të zeza, trupa mesatare.
Pas ngjarjes ata përshkuan rrugën “Ibrahim Rugova” drejt Gardës së Republikës, ndërsa në ndjekje të tyre u vu mënjeherë një efektiv i policisë rrugore, me motor, i cili në momentin e krimit, ishte afër vendit të ngjarjes.
Disa shërbime u ngritën në drejtimin nga po udhëtonin autorët e vrasjes si dhe u ngritën pika të përforcuara kontrolli në të gjitha daljet e Tiranës.
Autorët u ndoqën deri në afërsi të Liqenit të thatë, duke përshkuar rrugë-kalimet përmes pallateve në Lagjen Komuna e Parisit Tiranë.
Aty mjeti në ndjekje i humbi kontrollit të efektivit të policisë, për shkak të devijimit të rrugës dhe shpejtësisë së lartë të mjetit.
Autorët e dyshuar kanë dalë nga Tirana përmes zonës së Yzberishtit, duke përdorur rrugë dytësore, nëpërmjet nënkalimin të Kasharit e më pas nëpërmjet rrugës nacionale të aeroportit të Rinasit, duke u drejtuar drejt zonës së Fushë - krujës.
Policia e Fushë - Krujës mori masa për ngritjen e pikës së kontrollit në hyrje të qytetit dhe rrugën nacionale.
Në këtë zonë mjeti motorr me 2 autorët e dyshuar, është konstatuar nga një tjetër patrullë e qarkullimit, e cila është vënë në ndjekje të tyre, deri në Urën e Gjoles, vend ku kanë devijuar sërish dhe kanë hyrë në fshatrat e zonës, pa hyrë në Fushë Krujë.
Eshtë ngritur menjëherë grupi hetimor në përbërje të të cilit ishin ekspertë kriminalist për krimet e rënda, të cilët kryen veprimet e para hetimore duke fiksuar dhe administruar provat në vendin e ngjarjes.
Nga ana tjetër, duke analizuar informacionet e marra në terren me mbështetjen dhe të shërbimeve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcës së Posacme të DPQ janë kryer kontrolle të imtësishme ne zonën e Krujës, Laçit, Lezhës, kontrolle që vijojnë edhe në këto momente.
Gjithashtu duke bashkëpunuar ngushtësisht me strukturat e Policisë së qarqeve Durrës dhe Lezhë, janë kontrolluar të gjitha objektet të cilat kishin kamera të vendosura nga Ura e Gjolës deri tek nënkalimi i Mamurrasit ku janë marrë si prova materiale pamjet filmike para dhe pas ndodhjes së ngjarjes, që dokumentonin itinerarian e lëvizjes së motorit të dyshuar.
Grupi hetimor i kryesuar nga Prokuroria e Rrethit Tiranë po heton me intensitet për të dokumentuar shkaqet e vrajses, si dhe identifikimin e autorëve të saj.
Policia e Shtetit ka vënë 100 mijë euro shpërblim, për çdo informacion të vlefshëm që do të cojë në identifikimin e autorëve, duke siguruar anonimat të plotë.
Gjithashtu, i bëjmë edhe një herë thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, duke dhënë çdo informacion të nevojshëm.

Prokurori i Përgjithshëm mbledh grupin e hetimit, takohet me Visho Ajazin/ 13: 06

Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit, Adriatik Llalla ka mbledhur në një takim grupin hetimor, i cili po punon për identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve të vrasjes së bankierit Artan Santo, i cili u vra ditën e enjte në mëngjes, në zonën e ish Bllokut, pranë filialit të bankës Credins.
Në mbledhje me Prokurorin e Përgjithshëm kanë qenë edhe prokurorët Albert Nela, Petrit Fusha, Adriatik Cami, Dritan Nushi. Takimi u zhvillua në ambientet e Prokurorisë së Tiranës.
Ka përfunduar pas 60 minutash kjo mbledhje, ku Prokurori Llalla ka diskutuar dhe ka marrë pistat paraprake të hetimit nga prokurorët që janë duke drejtuar hetimet dhe bashkëpunimin me policinë dhe sektorin e krimeve të rënda.
Pas përfundimit të takimit, Prokurori Llalla nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat.  Hetimi po zhvillohet në disa pista për zbardhjen e mbledhjen e provave dhe fakteve në lidhje me këtë ngjarje.
Personat që janë marrë në pyetje dhe janë shoqëruar në polici gjatë këtyre orëve, deri në ditën e tretë pas ngjarjes së rëndë, janë të shumtë. Policia e Tiranës është duke bashkëpunuar me policinë e Qarkut të Durrësit e Lezhës. Pritet të kemi zhvillime të mëtejshme.
Vetëm dy orë pas takimit me prokurorët e çështjes, kryeprokurori Llalla ka takuar në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme edhe kreun e SHISH-it, Visho Ajazi. Ky takim zgjati 20 minuta ndërsa gjithçka e biseduar mes krerëve të dy institucioneve mbetet enigmë dhe pritet të hedhë dritë mbi vrasjen bankierit, Artan Santo.

Santo tentoi të flasë me telefon me ministrin e Brendshëm pak para vrasjessanto policia hetime
Rreth dhjetë minuta përpara se të vritej, Artan Santo ka tentuar të lidhej në telefon me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ministri nuk i ka hapur telefonin dhe njerëz të medias që kanë qenë në ato momente me Tahirin konfirmojnë se vetëm pak pas asaj telefonate ka mbërritur edhe lajmi për vrasjen e Artan Santos, shkruan gazeta “RD” në numrin e së shtunës. Besohet se telefonata direkt tek ministri ishte një kërkesë për ndihmë ose verifikim mbi ndjekjen që të ndjerit i ishte bërë nga dy personat me motor.
Gazetari i News24, Artan Hoxha, në Tv Klan tek “Zonë e Lirë”, tha se vrasjen e mësoi gjatë takimit me ministrin e Brendshëm. Ai tha se kishte shtyrë një takim në 09.00 me Santon për shkak të takimit me Tahirin dhe vrasjen e mësoi nga telefonata që i mbërriti Tahirit.
Motori, pranë banesës, 50 minuta para ngjarjes
Dje u shfaq në Tv “News 24” një tjetër sekuencë filmike, e cila lidhet me vrasjen e biznesmenit Artan Santo. Në pamjet e regjistruara në orën 08:20 minuta të mëngjesit të së enjtes, evidentohen dy atentatorët që lëvizin të pashqetësuar nga rruga “Papa Gjon Pali i dytë” drejt rrugës “Asim Zeneli”, pra, një rrugicë ngjitur me shtëpinë e Artan Santos. Pra rreth 51 minuta para ngjarjes, dy personat kanë mbajtur nën vëzhgim zonën përreth banesës së 58-vjeçarit.
Kamera e sigurisë ka arritur t`i fiksojë para atentatit dhe pesë herë të tjera autorët që lëviznin me motorin tip Suzuki V-Storm 650 kubikësh. Përkatësisht në orën 08:20 minuta, 08:25 minuta, 08:27 minuta, 09:07 minuta dhe 09:09 minuta. Më pas, në orën 09:11 minuta atentatorët kanë dalë tek kryqëzimi tek RTSH dhe kanë pritur për disa sekonda derisa mjeti me të cilin udhëtonte Santo të nisej për në destinacion.
Atentatorët e kanë ndjekur duke i qëndruar në distancë të afërt prej tre metrash dhe në kryqëzimin pranë Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërsa rreth orës 09:15 minuta kur Artan Santo ka zbritur nga mjeti është qëlluar 6 herë me pistoletë,  duke mbetur i vdekur në vend.
Detaje nga itinerari i atentatorëve
Policia ka mundur të zbardhë itinerarin e autorëve pas krimit deri në Fushë-Kuqe ku janë parë për herë të fundit.
Motori me vrasësit kanë përshkruar zonat që janë në juridiksion të katër komisariateve, 1, 2, 5 dhe 6 por asnjëra prej tyre nuk ngriti një postbllok për të ndaluar motorin.
I vetmi postbllok u ngrit në Sauk në afërsi të TEG, pas informacioneve pas vrasjes se motori u largua në drejtim të Liqenit Artificial duke hedhur dyshime se mund të largoheshin drejt Elbasanit.
Por hetimet treguan se motori ka devijuar qëllimit në Komunën e Parisit për të kaluar pas pallatit me shigjeta dhe më pas në autostradë.
Ky itinerar ka zgjatur për 25 minuta e megjithatë asnjë postbllok policie nuk është ngritur në autostradë.
Masa brenda policisë
Largimi i autorëve të vrasjes së biznesmenit, Artan Santo, pa u përballur me asnjë postbllok të mirëorganizuar nga policia, ka pasuar sot me paralajmërime.
Kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe zv.drejtori, Sokol Bizhga, zhvilluan sot një analizë në Policinë e Tiranës lidhur me largimin e autorëve dhe vonesën e angazhimit të forcave blu.
Në debatin mbi ngjarjen, u vërejt se nëse policia do të ishte koordinuar menjëherë sot autorët e atentatit do të ishin në pranga. Didi dhe Bizhga kanë kritikuar vartësit për vonesën e ngritjes së shërbimeve.
Burime nga policia thanë për noa.al, se një vonesë e tillë është justifikuar me faktin se nuk është dhënë i saktë informacioni mbi mjetin që u përdor në vrasje dhe se drejtimi i largimit të tyre ngatërroi shërbimet e policisë.
Zhvillimet e hetimit, detaje nga prokuroria
Prokurorë të çështjes pohojnë se deri në mesditë kanë bërë të mundur grumbullimin e një sërë provash materiale, ku më kryesorja është sekuestrimi i të gjithë dokumentacionit bankar dhe gjithë transaksionet e muajve të fundit që banka Credins ka bërë brenda dhe jashtë vendit.
Gjatë gjithë natës së kaluar, deri në orët e para të mëngjesit, oficerët e policisë gjyqësore kanë marrë në pyetje rreth 50 persona mes të cilëve, administratorë të bankës dhe bizneseve ku viktima ka qenë aksioner.
Janë pyetur të gjithë ortakët si dhe disa prej punonjësve të bankës. Hetimet sipas Prokurorisë janë shtrirë jo vetëm në Tiranë, por dhe jashtë saj. Ajo që e bën hetimin edhe më kompleks është fakti se nga të dhënat e deritanishme rezulton se Artan Santo nuk operonte vetëm në fushën bankare dhe atë të medias, por ushtronte veprimtarinë e tij edhe në fusha të tjera.
Nga veprimet e deritanishme nuk rezulton asnjë gjurmë e autorëve të krimit ndonëse kërkimet janë përqëndruar në zonën e Fushë – Krujës, ku dyshohet se janë fshehur ekzekutorët.
Një tjetër pjesë e rëndësishme e hetimit është edhe dinamika e vrasjes.
Me sekuestrimin e pamjeve filmike Prokurorët kanë arritur të kuptojnë çka ndodhur.  Sapo Artan Santo ka dalë nga makina, personi që ndodhej në pjesën e pasme të motorrit i ka qëlluar në trup, çka ka bërë që viktima të rrëzohej në tokë.
Më pas ekzekutori me gjakftohtësi ka zbritur nga motorri e ka qëlluar një herë në kokë, duke i dhënë goditjen fatale nga afër.
Pamjet e marra nga kamerat me të afërta me vendin e ngjarjes, tregojnë se vrasësit i kanë drejtuar armën edhe rojes së godinës, i cili nuk ka mundur të kryejë asnjë veprim. Ndërkohë gjatë natës së mbrëmshme dhe paradites së sotme drejtues të Policisë se Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Tiranës kanë kryer disa takime me qëllim koordinimin e veprimeve hetimore.
Deri tani janë shoqëruar mbi 10 persona në polici, por nuk ka asnjë të arrestuar për një prej vrasjeve më të bujshme të ndodhura në Shqipëri.
Homazhe, i jepet lamtumira biznesmenit Artan Santovendvrasja e santos
Lamtumira e fundit për Santon
Biznesmeni i njohur Artan Santo u përshëndet këtë pasdite për herë të fundit me Tiranën e tij, bankën Credins të cilës i kushtoi jetën, punonjësit e selisë qendrore të institucionit bankar, të cilët mbuluan me lule vendin ku ai u qëllua për vdekje në një atentat të mirëorganizuar një ditë më parë.
Makina me trupin e pajetë të Artan Santos, e mbuluar me lule të bardha, u ndal në derën e selisë qendrore të bankës së tij, ku e pritën me lule në duar , lot në sy dhe dhimbje të madhe punonjësit e bankës Credins, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit drejtuesit të tyre.
Pas rreth 6 orësh homazhe në hotelin “Sheraton”, ku përpara trupit të pajetë të biznesmenit të njohur u përkulën me nderim e respekt miqtë e tij, kolegët bashkëpunëtorët, figura të njohura të artit, biznesit dhe politikës, medias kushdo që e njohu dhe vlerësoi z. Santo, për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Policia e Tiranës shoqëron 15 persona në komisariat
Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat 15 persona gjatë mbrëmjes së të enjtes, duke u gdhirë e premtja, në cilësinë e dëshmitarëve, në lidhje me vrasjen e biznesmenit Artan Santo.
Kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka mbledhur drejtuesit e Policisë së Tiranës në një mbledhje urgjente dhe është duke diskutuar me ta për kapjen e autorëve të kësaj vrasje. Mbledhja po zhvillohet në ambientet e drejtorisë së Policisë Tiranë, ndërsa policia e kryeqytetit informon se grupi hetimor po punon në disa pista.
Rrëfimi i policit që ndoqi vrasësit dhe detajet e fundit nga hetimi mbi ngjarjen
Në Fushë-Kuqe pranë Laçit është vendi i fundit ku është parë motorri me të cilin udhëtonin dy personat që ekzekutuan paraditen e sotme Artan Santon. Pas daljes nga Tirana, motori ka kaluar në rrugën e Rinasit ku është konstatuar nga një efektiv policie i cili ka qenë në postbllok rutinë. Ai ka marrë menjëherë motorin e policisë dhe është vënë në ndjekje të autorëve nga Rinasi deri në afërsi të Fushë-Krujës. “Autorët udhëtonin me një shpejtësi mbi 200 kilometra në orë. Nuk mund të udhëtoja paralel me ta, dhe më humbën nga sytë në Fushë-Krujë” mësohet të ketë thënë për kolegët, efektivi i policisë. Ky i fundit e ka pasur të vështirë të njoftojë policinë të vendosë postblloqe në itinerarin që po përshkruanin autorët për shkak se ka qenë duke udhëtuar me motor dhe nuk mund përdorte telefonin. Nëse do të ndalonte autorët do t’i humbiste nga “sytë” gjë e cila ndodhi gjithsesi. Ekzekutimi tipik mafioz i Santos ka vënë në lëvizje policinë e disa qyteteve,Tiranë, Elbasan, Durrës, Lezhë, Laç, Krujë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Repartin RENEA etj.
Për lokalizimin e vendndodhjes së tyre, është përdorur një helikopter si dhe qen me erë por pa rezultat. Policia tha se bëhej fjalë për vrasës me pagesë. Një ekzekutim ky i cili ka kushtuar me mijëra euro. Pas marrjes së porosisë, vrasësit profesionistë kanë menduar për çdo detaj me qëllim shmangien e prangave. “Autorët dyshohet se janë vrasës profesionist me pagesë, dhe janë rreth moshës 25-30 vjeç” thanë për NOA.al burimet policore.
Ndërkohë që pamjet filmike tregojnë se autorët kanë ndjekur me motor makinën që drejtohej prej Santon që prej Liceut deri në zonën e ish-bllokut ku dhe ndodhi vrasja.
Ata kanë udhëtuar paralel me automjetin e Santos por nuk kanë tentuar ta qëllojnë atë. Autorët zbrazën gjashtë plumba pistolete vetëm në momentin që Santo doli nga automjeti. Një plumb në kokë dhe dy në zemër i shkaktuan vdekjen e menjëhershme biznesmenit.
Policia ka ngritur një sërë pistash për vrasjen ndërsa ende nuk ka veçuar ndonjërën prej tyre. “Ende nuk është ndaluar ndonjë person në lidhje me këtë ngjarje. Policia nuk ka identifikuar pronarin e motorit të vrasjes. Janë shoqëruar dy persona në Fushë-Krujë për t’u marrë në pyetje në lidhje me motorët që mbajnë ata në servisin e tyre por deri më tani nuk rezultojnë të implikuar” thanë burimet policore.
Zbardhen identitetet e dy të arrestuarve nga policia, flet nëna e tyre
Dy persona të cilët janë ndaluar nga policia në lidhje me vrasjen e biznesmenit Artan Santo janë Klodjan Gjozi dhe Sajmir Gjozi.
Nëna e tyre, Xhevrie Gjozi ka reaguar në media duke bërë të ditur se i biri, Klodjan Gjozi nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se motori nuk është iu tyre.
Ajo është shprehur se kërkon zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Santo, duke shtuar se motori i tyre ka tre muaj që është në një servis, ku edhe ndodhet aktualisht.
Xhevrie Gjozi ka deklaruar se ata kanë ardhur 2 vite më parë nga Greqia dhe se djemtë e saj janë akuzuar edhe një herë për një vjedhje të bërë në Vorë, por që pasi janë bërë verifikimit e nevojshme, ka rezultuar se ata nuk kanë qenë të implikuar në asnj 137 ngjarje kriminale.
Vritet Artan Santo
Tiranë, 26 qershor 2014, NOA.al- Biznesmeni i njohur Artan Santo është vrarë mëngjesin e sotëm në një atentat të organizuar, kryer nga dy persona të maskuar.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish Bllokut në Tiranë, pranë bankës Credins, pronë e të ndjerit Artan Santo.
Dy persona të maskuar e kanë ndjekur Santon që nga shtëpia e tij pranë ambasadës italiane dhe e kanë shoqëruar deri sa ka arritur tek zyra e tij tek selia qendrore e bankës Credins.
Personat me skafandra arritën t’i afrohen biznesmenit 58-vjeçar Artan Santo, pak metra nga selia qendrore (foto më poshtë), duke hapur zjarr ndaj tij.
Santo ka humbur jetën pak momente më vonë teksa po e dërgonin për në spital.
Homazhet e të ndierit Artan Santo do të mbahen ditën e nesërme, rreth orës 10:00 në ambientet e hotel “Sheraton” në Tiranë, ndërsa ceremonia mortore do të  zhvillohen rreth orës 16:00.
“Falenderojmë shqiptarët e të njohurit për solidarizimin dhe ngushëllimet në këtë moment. Ceremonia funebre do të zhvillohet në varrezat e Sharrës”, ka bërë të ditur familja e të ndierit Santo.
artan santo noa
Qirinj dhe lule në vendin ku u vra Santo
Qytetarë të shumtë të cilët kalojnë në zonën e ish Bllokut, në vendin ku u vra biznesmeni Artan Santo, ndalojnë dhe ndezin një qiri ose vendosin një lule në vendin ku ai humbi jetën. Ata kryejnë homazhe përpara fotografisë së biznesmenit të ndjerë, përkrah së cilës shkruhet “Mafia po na vret”.
Policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes thotë se atentatorët e kanë qëlluar Santon me gjashtë plumba pistolete.
Menjëherë pas krimit ata janë larguar drejt zonës së Liqenit me një motor 'Scooter', me dy numrat e fundit të targës 09. Policia tha se motoçikleta ka lëvizur më pas në drejtim të qendrës duke marrë shumë kthesa dhe duke humbur gjurmët e policisë.
Oficerët e policisë shkencore u përpoqën të gjenin në vendin e ngjarjes prova materiale, por sekuestruan vetëm gëzhoja të armës së krimit, si edhe sendet personale të viktimës.
Vrasja sipas ekspertëve mendohet të jetë kryer nga vrasës profesionistë, të cilët jo vetëm që nuk kanë lënë gjurmë, por edhe kanë menduar edhe lëvizjen për t’ju fshehur mbulimit policor.
Policia sekuestroi kamerat e bankës,si edhe të gjitha subjekteve tregtare në rrugën që përshkuan vrasësit. Kamerat mbeten një ndër mundësitë e pakta të policisë për të bërë ndonjë identikit të mundshëm të tre autorëve të krimit.
Nga dëshmitë e marra paraprakisht, për shkak të maskimit të mirë të autorëve të krimit, policia nuk mund të përcaktojë dot as moshën e tyre.
Pritet të zbardhen pamjet filmike që kamerat e sigurisë së bankës “Credins” dhe bizneseve aty pranë kanë regjistruar në momentet e krimit, ndërsa nga ana e policisë janë publikuar fotografitë e autorëve të vrasjes duke u larguar me motorr, të cilat i gjeni bashkëngjitur. Në fotografi shikohet teksa autorët e krimit largohen nga kryqëzimi te zona e Librit Universitar.
santo trupi noaNga ana e policisë rrugore mësohet se është bërë ndjekja e autorëve të krimit deri në kufi me Fushë Krujën, ku pranë Urës së Gjolës të dyshuarit kanë mundur të humbin gjurmët.
Për kapjen e tyre po bëhet kontrolli nga ajri  edhe me helikopter, ndërsa dyshohet se personat që ekzekutuan 58 vjeçarin janë vrasës me pagesë. Me synim kapjen e autorëve janë ngritur postblloqe policie në zonën e Thumanës, Mamurrasit, etj.
Biznesmeni Artan Santo ishte pronar themelues i Credins Bank.
Në vitin 2011 bankieri Artan Santo dhe biznismeni Irfan Hysenbelliu blenë bashkërisht nga dy pronarët italianë të saj, kompaninë mediatike të përbërë nga Televizioni News 24, “Gazeta Shqiptare”, Radio Rash, Ballkanweb. Santo dhe Hysenbelliu krijuan kompaninë mediatike “Fokus”, ku u bënë bashkëpronarë me nga 50% të aksioneve.
Policia rrit shumën, 100 mijë euro shpërblim për çdo informacion për kapjen e autorëve
Lidhur me  ngjarjen e ndodhur në rreth orës 09.30 në zonën e ish – Bllokut, ku si pasojë e të shtënave ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Artan Santo, policia e kryeqytetit vendosi në dispozicion një shpërblim prej 10 mijë euro, por vetëm pak momente më vonë policia deklaroi se ky shpërblim rritet dhe shkon në 100 mijë euro.
Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojnë në kapjen e autorëve Policia e Tiranës vendos këtë shpërblim, në çdo rast duke ruajtur anonimatin dhe duke ftuar këdo që ka informacion që të telefonojë në numrin 069 41 00003.
Policia kërkon bashkëpunimin qytetar për të telefonuar për informacione të vlefshme edhe në numrin pa pagesë 129.
Aktualisht grupi hetimor po punon  me intensitet në drejtim të zbardhjes tërësisht të kësaj ngjarje dhe identifikimin e autorëve.
Edi Rama: Vrasje mizore e Santosedi rama artan santo noa
Kryeministri Edi Rama, me një reagim të shkurtër për vrasjen e biznesmenit Artan Santo e cilëson ngjarjen si një krim mizor.
“Na vranë mizorisht një mik te mire, çun Tirone nga ata te vërtetët, që e donte jetën dhe donte njerëzit”.
Rama bën thirrje në mesazhin e tin publik, që të ndihmohet policia: “Njëqind mijë euro kush ndihmon policinë”, për të gjetur vrasësit e Santos.
Vrasja e Santos, deklaratë zyrtare nga Credins Bank
“Të tronditur thellë nga ngjarja e rëndë, ku humbi jetën drejtori ekzekutiv i Bankës Credins, zoti Artan Santo, gjejmë forcën tí shprehim ngushëllimin tonë të sinqertë familjes dhe bashkëpunëtorëve tanë.
Këshilli Drejtues i Bankës Credins është mbledhur sot dhe në zbatim të Statutit dhe kuadrit rregullativ në fuqi, mori vendimet e duhura për të siguruar vazhdimësinë e veprimtarisë normale të institucionit tonë.
Informojmë publikun e gjerë dhe depozituesit se veprimtaria e Bankës Credins vazhdon normalisht aktivitetin në të gjitha degët e saj”, - përfundon deklarata zyrtare nga Këshilli Drejtues dhe aksionerët e Credins Bank.
Banka e Shqipërisë, reagim për vrasjen e Artan Santos: Po marrim masa për bankën Credins
“Me hidhërim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të z. Artan Santo, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Credins. Duke dënuar këtë akt të shëmtuar kriminal, në këto momente të dhimbshme i shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe i jemi pranë familjes, të afërmve dhe miqve të z. Santo.
Në përmbushje të mandatit të saj ligjor, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet e tjera që garantojnë sigurinë financiare në vend, deklaron se kjo ngjarje e paprecedent, nuk cenon në asnjë mënyrë qëndrueshmërinë e sistemit bankar në tërësi dhe atë të Bankës Credins në veçanti. Banka e Shqipërisë i ka kërkuar Këshillit Drejtues të Bankës Credins dhe siguron se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura ligjore dhe operacionale për të garantuar vazhdimësinë normale të veprimtarisë së saj”.
Santo, biznesmeni mik i artit
Ana njerëzore, bankieri ishte mik i të gjithëve

Artan Santo është prezantuar shumë vite më parë para publikut shqiptar me filmin Guximtarët. Njeriu që kishte një dashuri të madhe jo vetëm për jetën e biznesin ku ai u rendit si një nga bankierët më të suksesshëm, por për artin ku ai dha një kontribut të madh.
Artan Santo u lind në Tiranë më 7 shtator të vitit 1957. Edhe pse pasioni i tij i hershëm ishte arti dhe dëshironte të vijonte studimet në mjekësi, arkitekturë apo juridik, ai vijoi studimet e larta në financë. Pasi përfundoi studimet ne fakultetin ekonomik, Artan Santo ndoqi instiktet e tij dhe vijoi studimet në degën e juridikut, ku u diplomua me rezultate të larta. Artan Santo njihej si një nga bankierët më të njohur në vend.
Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm si drejtues në Bankën e Kursimeve e më pas drejtoi bankën “Credins”, ku edhe është bashkëpronar. Artan Santo ishte jo vetëm një bankier, por edhe biznesmen i suksesshëm. Ai ishte bashkëpronar i “Focus Media Group” dhe televizionit ekonomik “TV Scan”.
Artan Santo gjatë këtyre viteve ka treguar përmes veprimeve të tij se ishte një njeri mjaft i zoti në botën e shifrave edhe pse nuk hoqi kurrë dorë nga dashuria e tij e madhe për artin.
Në një intervistë, Artan Santo, i cili humbi jetën në moshën 57-vjeçare duke hyrë në ambientet e bankës që drejtonte, kishte pohuar para pak kohësh: “Ka njerëz që kërkojnë të fitojnë sa më shumë para’ në një kohë të shkurtër, mirëpo harrojnë se kanë fituar para’, por kanë humbur veten. Zotësia është që t’i bësh të dyja njëtrajtësisht dhe unë këtë jam munduar të realizoj në jetë.”
Artan Santo ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë: një djalë dhe një vajzë, me të cilët kishte një lidhje të veçantë. Miqtë dhe kolegët e tij e kanë cilësuar si një njeri të shoqërueshëm, të sjellshëm, me mjaft shije dhe plot energji.
E ndryshe nga shumë bankierë të llogaritur, Artan Santo, i cili nuk ka reshtur së shkruari, ka ndihmuar qindra autorë të rinj të njohur dhe të panjohur.
VIDEO
FOTO
VIDEO: Pamje nga vendngjarja dhe viktima
VIDEO: Kush ishte Artan Santo
VIDEO: PD, Ristani: Tani askush nuk është më i sigurt
Policia e shtetit publikon foto të atentatorëve në ikje e sipëratentatoretatentatoret1atentatoret2
vrasja santo noavrasja santo noa2vrasja santo noa3vrasja santo noa6

0 σχόλια:

Post a Comment