Flying Angel Heart

6.16.2014

Lazarati në shtetrrethim, luftë me policinë në fshatin e drogës

 

 

lazaratiQë në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë, Policia e Shtetit është duke u përballur me një operacion të vështirë në fshatin Lazarat, ku ndërhyrja për asgjësimin e lëndës narkotike hashash, dhe kapjen e personave me precedent penalë, ka hasur në rezistencën e një grupi trafikantësh me në krye Gate Mahmutaj të cilët kanë hapur zjarr ndaj policisë.

Në terren ndodhen 500 forca policie, blutë e Qarkut Gjirokastër tё mbёshtetura dhe nga forcat speciale RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes sё Shpejtë, ndërsa operacioni drejtohet nga kreu i Policisë Artan Didi.

Nё drejtim tё forcave pjesёmarrёse nё operacion prej mbrёmjes sё djeshme po vijon tё qёllohet me armё zjarri nga nje  grup prej 26 trafikantësh, duke pёrdorur dhe armё tё rёnda si antitank, mitroloz i rёndё e i lehtё, mortaja etj. Policia ka arritur të futet në banesën e Mahmutajt nga ku po qëllonin trafikantët, duke gjetur armë dhe drogë, ndërsa mësohet se ata janë tërhequr duke u strehuar në një banesë tjetër dhe duke ngushtuar kështu rrezen e kërkimit.

Ndërkohë Kryetari i Komunës së Lazaratit Dasho Aliko ka shkuar në banesën e Mahmutajt për të negociuar me ta për t’u vetëdorëzuar, ose në të kundërt do të ketë masa drastike nga policia.

Ora 14:30 Ministria e Brendshme “thërret” trafikantët në komisariate

Pas përgënjeshtrimit të disa prej trafikantëve që ndodhen në kodrat e Lazaratit dhe se po qëllojnë me armë kundër forcave të rendit, Ministrie e Brendshme, përmes një njoftimi për shtyp ka deklaruar se të gjithë këta persona të paraqiten në komisariatin më të afërt të zonës ku nodhen për të sqaruar situatën rreth tyre.

Ora 13:00 Policia publikon listën me emrat e trafikantëve

Policia e Shtetit ka bërë me dije për publikun emrat e 26 trafikantëve të mundshëm që kanë qëlluar me armë kundër policisë menjëherë pas operacionit antidrogë në Lazarat. Por disa prej tyre kanë mohuar përfshirjen në betejën me policinë dhe se nuk kanë lidhje fare me kanabisin e mbjellë në fshat.

1 Albion Aliko

2. Alban Aliko

3. Jurgen Boci

4. Jeton Kalemi

5. Abaz Rabi

6. Emiljan Aliko

7. Matjaz Boci

8. Ali Basha

9. Adem Sala

10. Shkelqim Krishti

11. Artur Gjini

12. Sherif Kazma

13. Sokol Skendi

14. Florijan Shurdhi

15. Sevdi Shurdhi

16. Martin Muho

17. Adriatik Gaba

18. Çarçan Gaba

19. Haki Buci

20. Hamza Buci

21. Agim Avduli

22. Syrja Sinani

23. Izmir Hebovija (Shkodrani)

24. Kostandin Xhuvani

25. Erjon Haxhiaj

26. Arsen Banaj

Ora 12:50 Policia futet në banesën e Mahmutajt

Forcat e policisë kanë arritur të futën në kapanonin e shtëpisë së Gate Mahmutajt nga ku 26 trafikantët e armatosur rëndë po qëllonin në drejtim të forcave blu. Mësohet se trafikantët kanë arritur të largohen nga banesa e Mahmutajt duke u zhvendosur në një banesë tjetër.

Ndërkaq policia ka arritur të zbulojë në këtë banesë drogë dhe municione, ndërsa banesa është vënë nën kontrollin e policisë duke zvogëluar rrezen kërkimit për 26 trafikantët. Ndërkaq po vijon puna për kapjen e trafikantëve.

Ora 12: 15 Dasho Aliko negocion me Mahmutajn e trafikantët

Kryetari i Komunës Dasho Aliko është futur në banesën e Razip Mahmutajt në tentativën për të negociuar me ta për të ndaluar sulmin dhe të shtënat e tyre drejt policisë.

Mësohet se kryekomunari Aliko është në banesën e Mahmutajt dhe kërkon të bindë 30 trafikantët dhe vetë Mahmutajn të dorëzohet dhe të ndalë sulmet ndaj efektivëve blu, në të kundërt sipas policisë ndaj tyre do të ketë masa drastike.

Ora 10:30 Policia rrethon fshatin

Mjetet që udhëtojnë në aksin Gjirokastër-Kakavijë po kontrollohen nga policia ndërkohë që 500 efektivë kanë rrethuar tashmë fshatin Lazarat. Policia ka shoqëruar disa persona që dyshohet se vijnë nga zonat përreth për të punuar në Lazarat në kultivimin kanabisit. Dhjetëra forca policia dhe tre mjete të blinduara ndodhen tek postblloku në Dervician Aktualisht në terren janë rreth 500 forca policore, të cilët kanë bërë rrethimin e zonës. Policia e Shtetit thekson se është e vendosur për realizimin e misionit të saj, si dhe për të “çliruar” dhe popullin e Lazaratit nga ky grup personash kriminal.

Ora 09:30 Nis sulmi i trafikantëve me armë zjarri e mortaja

Banorët-trafikantë, duke parë mësymjen e policisë, kanë filluar të qëllojnë me armë zjarri automatik, por jo vetëm. Sipas policisë, situata është bërë kaotike pas të shtënave edhe me antitank dhe mortaja.

Ora 08:00 Njoftimi i policisë për aksionin në Lazarat

Strukturat e Policisё sё Shtetit nё kuadёr tё masave tё marra pёr identifikimin e asgjesimin e sipёrfaqeve tё kultivuara me bimё narkotike, prej disa ditёsh kanё ndёrmarrё njё operacion nё shkallё tё gjёrё nё fshatin Lazarat pёr asgjesimin e njё sipёrfaqe tё identifikuar tё kultivuar me kanabis sativa

0 σχόλια:

Post a Comment