Flying Angel Heart

3.09.2014

Aeroporti i Gjirokastrës, ëndërr apo realitet?

 

 

Aeroporti i Gjirokastrës, ëndërr apo realitet?

Nga ëndrra për ndërtimin e një avioni nga një prej personazheve me të njohura gjirokastritë, duket se qyteti është përfshirë në ëndrrën për riaktivizimit e aeroportit. Pas deklaratës së ministrit Haxhinasto se qeveria do të ndërtojë në Jug një aeroport civil, në qytet është krijuar një forum intelektualësh, deputetësh dhe politikanësh lokalë, me qëllim lobimin pranë qeverisë për realizimin e këtij projekti.

Bexhet Çobani është kreu i këshilltarëve demokratë në bashki dhe sipas tij realizimi i këtij projekti që mbledh bashkë gjithë potencialet njerëzore të qytetit do të ishte një shans i madh për zhvillimin e mëtejshëm të zonës. Edhe Dino Çiço, nipi i njeriut që kohë më parë i bë i famshëm për tentativën për ndërtimin e një avioni, thotë se rivënia në punë e aeroportit të Gjirokastrës do t’i jepte sidomos një ritëm tjetër turizmit. Mbeturinat e avionit që u përpoq të ndërtonte Dino Çiço, përpara rreth 100 vjetëve tashmë ruhen në muze dhe duket se vazhdimisht janë një shtysë që e vë përpjekjen për ndërtimin e aeroportit, në qendër të kërkesave qytetare në çdo qeveri.

Por politikanët, intelektualët dhe njerëzit e shquar të Gjirokastër, mesa duket do të vazhdojnë të ëndërrojnë edhe për të paktën 10-15 vjet të tjera, aq sa të mbarojë koha e koncesionit të aeroportit të Tiranës, që nuk lejon funksionalitetin e ndonjë aeroporti tjetër në hapësirën shqiptare që nga viti 2004. E kundërta do të ndodhte nëse ky koncesion do të prishej dhe prej saj do të përfitonin edhe qytetarët e Gjirokastrës, ku është gati fusha dhe një pjesë e infrastrukturës, Kukësit që kanë aeroportin gati apo të ndonjë qyteti tjetër. Sot për ndërtimin e aeroportit janë hartuar dy projekte ndërsa specialistët thonë se i ka të gjitha parametrat për t’u riaktivizuar. Aeroporti i Gjirokastrës ndodhet në një distancë prej më pak se 1 km nga ana lindore e qytetit dhe shumë afër rrugës nacionale.

0 σχόλια:

Post a Comment