Flying Angel Heart

3.09.2014

Kundërpërgjigjet Kiev- Moskë

 

 


Crimea2Ukraina nuk do të heqë dorë kurrë nga tërësia e saj territorial, por do të bëjë ç’ka në dorë për të zgjidhur në mënyrë paqësore krizën me Rusinë. Ishin këto fjalët e ministrit të përkohshëm ukrainas të Jashtëm, Andri Deshçacja në Kiev në një konferencë shtypi.

E teksa Krimeja përgatitet të zhvillojë të dielën e ardhshme referendumin për shkëputjen e saj nga Ukraina dhe bashkimin me Rusinë, ministri i Jashtëm, Sergej Lavrov në Moskë tha se autoritetet e reja të Kievit i marrin urdhërat nga ekstremistët.

Ai tha gjithashtu, se Moska është e hapur për të tjera negociata me fuqitë perëndimore për situatën në Ukrainë. Lavrov ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Xhon Kerri, duke i shprehur qëndrimin se çdo sanksion ekonomik ndaj Rusisë do të dëmtonte përveçse marrëdhëniet me SHBA, por edhe vetë këtë vend.

Ndërkaq, rasti i natës së kaluar kur persona të armatosur të cilët besohet se ishin ushtarë ruse, hynë për disa orë në një repart të ushtrisë ukrainase në periferi të qytetit të Sevastopolit, është piku i agravimit të situatës në Krime. Palët kanë mundur të gjejnë zgjidhje përmes negociatave, por ushtarakët ukrainas marrin çdo ditë ultimatume nga të ashtëquajturit grupet vetëmbrojtëse, për t’u dorëzuar, apo për t’iu bindur urdhrave të autoriteteve të Krimesë.
Sipas vlerësimeve amerikane, Rusia ka aktualisht 20 mijë trupa në gadishulli nga rreth 11 mijë që mban zakonisht në bazë të marrëveshjes për bazën e Deti të Zi. Ukraina mendon se kontinegjenti rus atje ka shkuar në 30 mijë ushtarë. Ndërkaq, një brigadë elitë e forcave të armatosura të Ukrainës kanë nisur prej ditësh stërvitje intensive, për t’u anagazhuar në rast të agravimit të situatës.

0 σχόλια:

Post a Comment