Flying Angel Heart

3.05.2014

Kosova luan takimin e parë


Kosova luan takimin e parë

Në stadiumin e stërmbushur "Adem Jashari" të Mitrovicës, 11 të përzgjedhurit e skuadrës së Kosovës, pa asnjë simbol dallues në fanelat e tyre, u përballën me Haitin në takimin e parë ndërkombëtar, që pas marrjes së dritës jeshile nga ana e FIFA-s.
Megjithë rastet e shumta për të shënuar nga ana e skuadrës së drejtuar nga përzgjedhësi Albert Bunjaku, si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë të takimit, rezultati i ndeshjes u mbyll i bardhë, 0-0.
Por më shumë se sa rezultati, rëndësi në këtë takim kishte simbolika. Kosova luante për herë të parë një takim nën rregulloren e vendosur nga FIFA, pa simbolet shtetërore të saj…të paktën në stol.
Sa i përket shkallëve të stadiumit, ato ishin të mbushura masivisht me flamuj të shtetit të Kosovës, por nuk mungonin as flamujtë kombëtarë
Takimi u zhvillua i qetë, pavarësisht masave të forta të sigurisë të marra nga Policia e Kosovës.Interes për takimin, përvec mediave sportive në Kosovë dhe Shqipëri kanë patur edhe shumë media të tjera ndërkombëtare.
Kosovë-Haiti, pak interes në Tiranë
Ndryshe nga atmosfera në Kosovë, dhe vecanërisht në Mitrovicë ku skuadra e Kosovës zhvilloi ndeshjen e parë ndërkombëtare, në Tiranë interesimi i tifozëve shqiptar ka qenë shumë i pakët.
Lokalet në zonën e ish-Bllokut, të cilat në orët kur luan kombëtarja shqiptare e drejtuar nga De Biazi, janë të mbipopulluara me të rinj, këtë herë ishin pothuajse të boshatisura. Shumë pak persona kanë qenë të fokusuar në ekranet ku transmetohej ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Haitit.
Me sa duket shkaqet kryesore të këtij interesimi të pakët të tifozëve të Shqipërisë është orari i papërshtatshëm dhe kundërshtari me të cilën Kosova kishte zgjedhur të nisë aventurën e saj në arenën ndërkombëtare.

0 σχόλια:

Post a Comment