Flying Angel Heart

3.05.2014

Putin, me shembullin e Kosovës, shkelmoi serbët

 

FAZ: Putin, me shembullin e Kosovës, shkelmoi serbët

 

Gazeta gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan sot se një deklaratë e presidentit rus, Vladimir Putin ka tronditur serbët derisa ka marrë vetëvendosjen e shqiptarëve të Kosovës si shembull për atë se çfarë ju duhet edhe banorëve të Krimesë në Ukrainë.

Beogradi konsiderohet një aleat i ngushtë i Moskës. Mirëpo tash presidenti rus me një fjali të vetme për shqiptarët e Kosovës i ka tronditur serbët, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në tekstin me titull, “Putini i shkelmoi serbët”.

Gjatë një interviste të fundit për ngjarjet e këtyre ditëve në Ukrainë, Putin është pyetur si e sheh të ardhmen e Krimesë dhe nëse bashkimi me Rusinë është zgjidhje sipas tij?

Putin u përgjigj se ai mendon se "vetëm qytetarët që jetojnë në një territor të caktuar, mund të vendosin për të ardhmen e tyre".

Putin më pas merr si shembull shqiptarët e Kosovës dhe shton se atyre ju është dhënë e drejta për vetëvendosje, diçka që sipas “njohurive të tij” ka qenë e sanksionuar me dokumente të OKB-së, por që askush nuk e anuloj atë të drejtë.

“Nëse banorët e Krimesë duan të ndjekin shembullin e Kosovës, kjo është në rregull”, ka thënë Putin.

0 σχόλια:

Post a Comment