Flying Angel Heart

3.04.2014

Kerry: Izolim për Moskën nëse nuk tërhiqet

 


John+KerryAutoritetet e reja të përkohshme ukrainase kanë marrë një mbështetje të fuqishme, pasi kryeqyteti i vendit është vizituar nga sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri. Fillimisht, ai ndaloi në prej barrikadave të ngritura në sheshin qëndror të Kievit, më pas vendosi një tufë me lule në kujtim të viktimave, ndërsa ka biseduar me presidentin dhe kryeministrin e përkohshëm, Torçunov dhe Jacenjuk. Në konferencën e shtypit, sekretari Kerri garantoi një ndihmë imediate prej 1 miliardë dollarësh, ndërsa tha se Shtetet e Bashkuara do t’i ndihmojnë autoritetet ukrainase të sekuestrojnë çdo pasuri të pushtetit të kaluar.

Kerri tha se mbështet aspiratën demokratike të popullit ukrainas dhe konfirmoi qëndrimin amerikan për integritetin territorial të këtij vendi. Nga ana tjetër, ai tha se Shtetet e Bashkuara mbrojnë të drejtat e popullsisë rusishtfolëse, por preteksti i Moskës për të dërguar trupa ushtarake në Krime ishte jashtë çdo llogjike dhe se në çdo rast do të punonte për të një konflikt të armatosur. Në Kiev, kryeministri i përkohshëm Arseni Jacenjuk edhe pse nuk dha detaje, deklaroi se konsultime në nivel ministerial kanë nisur tashmë mes Ukrainës dhe Rusisë.

Megjitahtë, tensioni në Krime është mjaft i lartë. Ndërsa, pamjet pasqyrojne më së miri se ç’po ndodh përreth instalimeve ushtarake në gadishull. Më pare gjatë ditës së sotme, një grup ushtarësh ukrainas – të paarmatosur, marshuan për disa metra në drejtim të postbllokut rus, njëri prej të shumtëve përreth aeroportit të Sevastopolit, Belbek. Rusët qëlluan në ajër disa herë. Për fat, incidenti përfundoi shpejt pas marrëveshjes së oficerëve komandues të të dy palëve.

Një tjetër incident është shënuar paradite në Simferopol, ku një person ka protestuar me një flamur të Krimesë, ku shkuhej se gadishulli është pjesë e Ukrainës. Ndërkaq, të ashtëquajturat grupet-vetëmbrojtëse kanë shtuar kontrollet në dy arteriet rrugore që lidhin gadishullin me pjesën tjetër të vendit. Në këto postblloqe janë dislokuar edhe pjesëtarë të njësisë elitë “Berkut” të shpërndarë ditë më parë nga autoritetet e reja të përkohshme të Kievit. Flota ruse e Detit të Zi ka bllokuar kalimin në ngushticën e Kerçit, duke siguruar kështu të gjithë vijën bregdetare të Krimesë. Paradite, 3 regjmente të forcave ajrore ukrainase në Krime dezertuan dhe iu bashkuan autoriteteve të reja lokale pro-ruse. Ndërsa kreu i ekzekutivit në Simferopol, Sergei Aksenov, u ka bërë edhe një herë thirrje ushtarakëve ukrainas që t’u binden vetëm urdhrave që vijnë prej qeverisë së tij.

Bashkimi Europian po konsideron dhënien e një kredie me terma të buta prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën, që të paguajë gjigandin rus Gazprom për konsumin e ditëve të fundit. Të mërkurën, Unioni do të vendosë për një paketë të plotë ndihme financiare për Kievin, ndërsa komisioneri për Energjinë, Gynter Otinger, tha se tani për tani nuk ka asnjë krizë në furnizimin me gaz. Sipas tij unioni ka rezerva të mjaftueshme për një periudhë afat-shkurtër, por situata mund të përkeqësohet në rast të agravimit të konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë.

0 σχόλια:

Post a Comment