Flying Angel Heart

3.07.2014

Obama: Rusia të tërheqë trupat nga Ukraina (biseda telefonike OBAMA - PUTIN)

 


ObamaPresidenti amerikan Barak Oabama kërkoi nga homologu rus Vladimir Putin, gjetjen sa më shpejtë të një zgjidhjeje diplomatike për krizën në Ukrianë.

Dy udhëheqësit patën një bisedë të gjatë telëfonike, gjatë natës, e dyta brenda një jave.

Obama tha se Rusia duhet të tërheqë trupat nga Krimea dhe të ulet në bisedime të drejtpërdrejta me Kievin.

Një ditë më parë, Obama nënshkroi një urdhër ekzekutiv, ku vendosi kufizime për marrjen e vizave për zyrtarët dhe individët e përfshirë në shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës, si në Rusi ashtu edhe në Krime.

Në listë nuk u përfshi emri i presidentit rus.

Bashkimi Europian vendosi gjithashtu gjatë Samitit të djeshëm, pezullimin e negociatave tregtare me Rusinë dhe ngrirjen e aseteve pasurore për 18 ish-zyrtarë ukrainas.

Kriza ukrainase ka detyruar shumë udhëheqës perëndimorë të bojkotojnë pjesëmarrjen në lojërat Paralimpike të Soçit.

Në Krime, forcat ukrainase të sigurisë janë vënë në gjendje alarmi pas përplasjeve të ashpra mes mbështetësve të qeverisë së re në Kiev dhe filo-rusëve, gjatë manifestimeve të këtyre të fundit.

ndahe me miqët

0 σχόλια:

Post a Comment