Flying Angel Heart

3.05.2014

Shqipëria fiton miqësoren me Maltën

Dy gola në secilën pjesë i dhanë kombëtares shqiptare fitoren përballë rivalëve të Maltës, të mposhtur 2-0 në miqësoren e zhvilluar në "Niko Dovana", në Durrës.
Një lojë e mirë e futbollistëve tanë, përballë një rivali më të dobët, u konkretizua në pjesën e parë me golin e Migjen Bashës, që realizoi me kokë nga një goditje këndi.
Më pjesën e dytë, në të 52', një supergol i Meha, që realizoi me një goditje të fortë parabël nga 30 metra, siguroi suksesin për djemtë e De Biazit.
Basha dhe Roshi iu afruan në dy raste të tjera golit, duke goditur secili prej tyre shtyllën në pjesën e dytë.
Bie në sy fakti që golat u shënuan prej dy kosovarëve, pikërisht në ditën kur Kosova zhvilloi ndeshjen e saj të parë zyrtare, duke barazuar 0-0 pa gola ndaj Haitit.

0 σχόλια:

Post a Comment