Flying Angel Heart

3.04.2014

Masakër ! I cmenduri me dy pistoleta ne dorë

 

 

Se ku i kish gjetur dy pistoleta një Zot e di, por ajo që dihet me siguri është se 27 vjeçari Altin Piroli, e kishte mbledhur mendjen: Do t’u merrte jetën dy vëllezërve fqinjë që rregullisht e ndihmonin me ushqim, veshje dhe para.
NOA.al publikon ekskluzivisht, dëshminë shokuese të të dyshuarit dhe fakte nga ngjarja dhe e kaluara e tij.
Ditën e sotme, Altini ka dalë nga shtëpia me dy pistoleta në duar. Ai është drejtuar për nga kafja e lagjes.
Në të njëjtin vend ishin duke shkuar edhe dy vëllezërit Gentjan Cara 30 vjeç dhe Andrea Cara 27 vjeç. Por pa e ditur se po sjkonin drejt vdekjes. Në kafenenën ku pak miuta më vonë do të mbuloheshin nga plumba vrastarë të fqinjit të tyre.
Gjithçka ndodhi në orën 08.30 të mëngjesit të sotëm.
Dy vëllezërit ishin ulur në lokal dhe po pinin kafe.
Në këto momente, afrohet Altini, i cili jeton me vëllanë pranë banesës së viktimave.
Familjarët e viktimave i ndihmonin se u vinte keq.
Ka marrë dy pistoleta dhe ka shkuar
Krejt papritur, Altini është futur në lokal, është drejtuar për nga tavolina ku dy vëllezërit po qëndronin dhe ka i qëlluar duke i lënë të vrarë në vend.
Menjëherë më pas, ka dalë nga lokali, por nuk është ndalur. Njësoj si brenda edhe jashtë, si një kauboj vrasës, ka qëlluar prapë, duke hapur zjarr ndaj njerëzve që kalonin.
“Ajo që ndodhi në ato momente ishte e tmerrshme. Brenda dergjeshin dy trupa djemsh të sapovrarë. Kurse jashtë, kur vrasësi doli, njerëzit çuditërisht nuk iu shmangën për t’i shpëtuar plumbave, por iu afruan duke e rrethuar, ndoshta në përpjekje për t’i marrë armët. Në këto momente e sipër, ai plagosi dy kalimtarë”, rrëfejnë për NOA.al burime okulare në vendin e ngjarjes.
Pasi kreu këtë masakër, i dyshuari është ndalur para portës së lokalit dhe ka klithur: “Dua kamerierin ku është, të vijë këtu, më ka marrë 200 kg kokainë”. E me bërtitje të tjera, thoshte: “Njëri më ka 2 milionë euro borxh, një tjetër më ka tre milionë euro, mi kanë borxh, i dua”.
Pak minuta më vonë, i dyshuari është arrestuar dhe u dërgua në drejtorinë rajonale të policisë.
Dëshmia e tij, ishte sa e pabesueshme aq dhe e thënë me bindje prej tij.
“Në njërën dorë kisha librin e shenjtë të myslimanëve dhe në dorën tjetër mbaja Biblën. Mua m ka sjellë Zoti që të ndjek rrugën e perëndisë”, ka thënë i dyshuari Altin Piroli para hetuesve që nisën ta marrin në pyetje.
I dyshuari ka shkuar më herët në Itali ku edhe ka disa të afërm të tij.
Por ai e njeh veten për njeri të rëndësishëm, madje fantazon me bindje se e trajtojnë si të tillë.’
Në Itali mua më njohin mirë se kush jam, e dinë që unë jam Presidenti i Italisë dhe kur lëviz unë, më shoqërojnë me dy motorë policie e më nderojnë”.
E kaluara e Altinit nuk është e panjohur për policinë dhe drejtësinë.
Në vitin 2004 ai ka plagosur djalin e xhaxhait dhe kur e kreu këtë krim, tha se donte të tregonte se ja si bëhet vrasja.
Pas kësaj ngjarjeje, atë e mbyllin në Psikiatri. Në vitin 2006, Altin Piroli doli nga Psikiatria me një vendim për mjekim në kushte shtëpie. Në polici sot u shprehën se ky ka qenë një vendim absurd dhe u ndërmor edhe pse kishte rrezikshmëri të lartë.
Ekzekutohen dy vëllezër në Laç, plagosen dy kalimtarë
Laç, 4 mars 2014, NOA.al- Dy viktima janë shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Laçit.
Nga të dhënat paraprake mësohet se viktimat janë identifikuar si dy vëllezër, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se viktimat janë nga fshati Zhej, ndërsa personi që ka shtënë me armë zjarri dyshohet të jetë Altin Piroli 27 vjeç, i cili mendohet se vuan nga probleme mendore.
Ndërkohë viktimat janë identifikuar si vëllezërit Gentjan Cara 30 vjeç dhe Andrea Cara 27 vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy kalimtarë të rastit njëri 22 dhe tjetri 24 vjeç, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë.
Bëhet e ditur se Piroli i ka kryer krimet duke përdorur njëkohësisht dy pistoleta që mbante në duar, ku si pasojë e breshërive të të shtënave iu ka marrë jetën dy vëllezërve Cara dhe ka plagosur dy kalimtarët e rastësishëm.
Ndonëse dyshohet se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një sherri për radhën e furgonave, nuk dihen ende detajet e sakta të një ngjarje të tillë, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke vënë në pranga autorin e krimit.
Policia flet për krimin në Laç
Më datë 04.03.2014, rreth orës 08.30, në afërsi të stacionit të furgonave në Laç, Kurbin, janë vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasit:
1. Andrea Cara, rreth 27-vjeç, banues në Zhejë, Kurbin.
2. Endri(Gentjan) Cara (Duka), rreth 30-vjeç, banues në Zhejë, Kurbin.
Si dhe janë plagosur dy shtetas N. N , rreth 24-vjeç, banues në Laç, Kurbin dhe T. Gj, rreth 22-vjeç, banues në Laç, Kurbin, persona të rastësishëm në vendngjarje, të cilët u dërguan në Qendrën e Traumave, Tiranë.
Me marrjen e njoftimit për ngjarjen e ndodhur u organizua një operacion i shpejtë i policisë ku u angazhuan forcat e Komisariatit të Policisë Laç dhe shërbimet e specializuara të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë dhe menjëherë u bë e mundur kapja në flagrancë së bashku me armën e krimit, e autorit te dyshuar të kësaj vrasje me armë zjarri shtetasi Altin Piroli, rreth 27-vjeç, banues në Zhejë, Kurbin. Po punohet për sqarimin e rrethanave të mëtejshme të çështjes.

0 σχόλια:

Post a Comment