Flying Angel Heart

3.09.2014

Homazhe për Ferdinand Ponin

 

 


ferdinand poniMiq, kolegë e të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit ish- Zv/ Ministrit të Brendshëm, Ferdinand Poni , i cili u nda nga jeta pasditen e së shtunës në Prizren pas një ataku kardiak.

Në homazhet e zhvilluara në hollin e Teatrit Kombëtar kurora me lule pranë trupit të pajetë vuri edhe Ish-Kryeministri Berisha i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij. Pas shënimit të lënë në librin e kujtimeve, Berisha e quajti humbje për Partinë Demokratike ndarjen e parakoshme nga jeta të Ferdinand Ponit.

Sali Berisha: “Ferdinand Poni ishte modeli i zyrtarit të përkushtuar, eficent, intelektualit që punoi me vendosmëri të madhe në projekte shumë të rëndësishme për modernizimin e këtij vendi, ishte avokati i pamposhtur të PD, demokratëve, programit dhe vlerave e parimeve qe ata besojnë. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen PD, por edhe shoqërinë shqiptare. Ai është autori i identifikimit të shqiptarëve duke vendosur sistemin me modern të kohës. Në fushën e decentralizimit, zgjedhjeve ai ishte një zë i fuqishëm, i ditur dhe u largua nga ne shumë para kohe, në kulmin e energjive të tij, por ka lënë një trashëgimi që do mbahet mend gjithnjë.”

Humbje të madhe për Partinë Demokratike e cilësoi edhe kreu I demokratëve Lulzim Basha në fjalën e lamtumirës ndarjen nga jeta të mikut dhe bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë.

Në nderim të kolegut të tyre homazhe zhvilluan edhe  përfaqësues të majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Ferdinand Poni ndërroi  jetë të shtunën në mënyrë të papritur në moshën 49- vjeçare. Ish-zëvendës Ministri i Brendshëm në qeverisjen e demokratëve, mësohet se po udhëtonte drejt Prishtinës për çështje pune së bashku me Kreun e Këshillit të Qarkut të Tiranës, Tasim Mema teksa pësoi një infarkt të menjëhershëm gjatë qëndrimit në Prizren. Ai ishte një ndër zërat më Përfaqësues të Partisë Demokratike.  Poni  ka shërbyer për shumë kohë në  poste të larta në  administratën qëndrore,  ndërsa pas zgjedhjeve të 23 qershorit mbante detyrën e n e kryetarit të grupit të këshilltarëve të Djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Miq, të afërm dhe politikanë brenda dhe jashtë kufinjve i kanë shprehur ngushellime familjes per ndarjen të parakohshme nga jeta të Ferdinand Ponit.

0 σχόλια:

Post a Comment