Moska zyrtare paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se rezervon të drejtën për të hedhur poshtë dollarin si valutë rezervë. Sergei
Glazyev, këshilltar i Kremlinit ka deklaruar se nëse SHBA do të vendosë sanksione për Rusinë, Moska do të jetë e detyruar të braktisi dollarin si valutë rezervë, si dhe do të refuzojë të paguajë kreditë në bankat e SHBA. Sergei Glazyev, shtoi se nëse Uashingtoni do të ngrijë llogaritë e kompanive dhe individëve në Rusi, Moska do t’i rekomandojë të gjithëve mbajtësve të letrave me vlerë amerikane, shitjen e tyre. Reagimi i Kremlinit vjen pasi Presidenti Barak Obama, duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë përjashtuar sanksionin ekonomik kundër Rusisë, në qoftë se ajo shkel më tej sovranitetin e Ukrainës. "Ajo që ne jemi duke treguar për rusët është se në qoftë se ata vazhdojnë në trajektoren e tanishme, ne amerikanët do të jemi të detyruar për të shqyrtuar një seri hapash - ekonomik, diplomatik - që do të izolojnë Rusinë dhe që do të ketë një ndikim negativ në ekonominë dhe statusin e saj si një vend udhëheqës", ka thënë Obama. Tensioni në rritje ka marrë tashmë katër mbledhje emergjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.


GBP Exchange Rate
Time in Berat








0 σχόλια:
Post a Comment