Flying Angel Heart

3.05.2014

Si ta kuptoj nëse kam rënë me të vërtetë në dashuri?

 

 

Ndonjëherë ndjenja e dashurisë është e pakuptueshme, pavarësisht moshës së individit! Femrat janë ato të cilat ngrenë më shpesh pyetjen: “Si ta kuptoj nëse kam rënë me të vërtetë në dashuri?”. Ndaj ne menduam të sillnim disa këshilla dashurie këtë herë…

Ndjenjat

Ndjenjat dhe dashuria (1)
Nuk është gjithmonë e lehtë të kuptosh nëse ke rënë vërtet apo jo në dashuri! Ndonjëherë zemra dhe mendja nuk “flasin” dhe ju jeni vërtet konfuzë për ndjenjat dhe jetën tuaj. Pra si mund të qartësoheni? Është e mundur të reflektoni te disa emocione dhe te disa reaksione tuajat, që ju duken jo shumë “normale”. Ndoshta nuk mund t’i pranoni ndjenjat tuaja ndaj të tjerëve, por thellë  në zemrën tuaj, duhet t’ia dilni të jeni pak të sinqertë. Ja atëherë disa këshilla për të kuptuar dashurinë.

Ndjenjat dhe dashuria (5)E ndien mungesën e tij në çdo moment

Të ndiesh mungesën e personit të zemrës është pikërisht fillimi. Pasi keni kaluar orë duke folur në telefon dhe pasi e keni ndërprerë bisedën, menjëherë e pyesni veten se çfarë do të jetë duke bërë në ato momente dhe nëse po ju mendon. Kjo gjë është normale, ashtu siç është normale të dëshirosh të kalosh pothuajse të gjithë kohën me të dhe të organizosh takime, edhe të “çmendura” vetëm për ta parë. Nëse jeni në këtë stad, nuk ka asnjë dyshim: jeni shumë të dashuruar!

Ndjenjat dhe dashuria (4)Flet gjithnjë për të

Një person i dashuruar ka një defekt shumë të madh, të paktën për atë që në një farë mënyre është i/e detyruar ta dëgjojë, flet gjithmonë për të dashurin e saj (në këtë rast). Çdo justifikim për të është i mirë që të nisë një diskutim: “ai ka bërë këtë, ka bërë atë”, “po sa ka investuar për atë gjë”, “idetë e tij janë më të mirat”. Është një gjë që nuk mund të kuptohet, por personi i dashur bëhet objekt i çdo diskutimi dhe i çdo argumenti.

Mendon për të mirën e tij, përpara të mirës tënde

bujaria është një tjetër faktor. Kur mendohet për të mirën e personit të dashur përpara të mirës vetjake do të thotë ta duash shumë atë. Nuk është e nevojshme të flijoheni, por edhe vetëm duke u përpjekur për të mos lënë pas dore dëshirat e tjetrit, do të thotë shumë. Për shembull: të shkosh ta shohësh kur luan futboll, të zgjedhësh për të parë në kinema filmin e tij të preferuar ose ndoshta të bësh një udhëtim, sepse ai ka dëshiruar gjithmonë të shohë një gjë të caktuar në një vend shumë të preferuar për të.

Ndjenjat dhe dashuria (3)Gjestet e vogla dhe shumë të rëndësishme të dashurisë

Është e qartë se gjestet e mësipërme nuk janë të vetmet gjeste nëpërmjet të cilave kuptohet nëse ke rënë në dashuri ose jo. Ty duhet të të rrahë zemra fort, të ndiesh “fluturat” në stomak ose ndoshta të ndiesh të dridhurat nga vetëm një shikim i tij për t’u bindur se ke rënë në dashuri.

Çfarë është dashuria?

Dashuria është një emocion i nxitur nga subkoshienca jote për të të bërë ty sa më të afërt me një person tjetër. Supozo se ti po kalon një periudhë të keqe dhe dikush të ndihmon çdo ditë për ta tejkaluar këtë situatë. Në këtë rast subkoshienca jote do të vërë re që kur ti rri me atë person e ndien veten në formë, kështu subkoshienca do të të bëjë ta duash atë person, që të të mbaj sa më afër tij.

Ndjenjat dhe dashuria (2)Pse e dua?

Ti mund të pyesësh veten: pse nuk e konsiderova si një ndihmë shoqërore, por rashë në dashuri? Përgjigjja është e thjeshtë, sepse i korrespondon kërkesa të tua subkoshiente që ti ke për të dashurin ideal, përndryshe ky person do të jetë thjesht një shok i mirë për ty.

Çfarë është dashuria e vërtetë?

Dashuria e vërtetë është një kombinim i nevojës, kompensimit dhe dashurisë pa kushte. Ti mund ta duash dikë, sepse ke nevojë për të, sepse ndien kompensim për cilësi që nuk i ke vetë, ose sepse thjesht e do pa kushte. Megjithatë, sa më shumë t’i largohesh dy faktorëve të parë (nevojës dhe kompensimit) dhe të shkosh drejt dashurisë pa kushte, aq më e vërtetë është dashuria, ndërsa marrëdhënia është më e shëndetshme dhe më e lumtur. Të gjithë besoj biem dakord se dashuria pa faktorët e parë nuk ekziston, është e pamundur të jetë, por megjithatë mund ta mbajmë të ulur përqindjen që ato zënë në krahasim me dashurinë pa kushte. Kështu mund t’ia kalojmë më bukur dhe të jemi më të lumtur.

0 σχόλια:

Post a Comment