Flying Angel Heart

3.04.2014

(Binladeni Shqiptar) Zbulohet baza e tritolit

Drejtoria e Policisë së Shkodrës ka realizuar operacionin Gurra dhe ka mundur të gjejë një arsenal të madh lëndësh eksplozive dhe armë e municione në një banesë në fshatin Kurtaj në Gruemirë të Malësisë së Madhe.
Në shtëpinë e shtetasit Tafë Balilaj janë gjetur 240 kallëpe tritoli, 200 metra fitil zjarrpërcjellës, 150 copë kapsolla detonatore, tre armë zjarri automatike model 56, 6 arka me fishekë model 56 si dhe 100 granata dore defensive.
I arrestuari është marrë në pyetje nga ana e policisë e cila ndodhet ende në vendin e ngjarjes. Në deponimin e parë të tij, i arrestuari Tafë Balilaj deklaroi se ekplozivin e mbante për ta shitur.
Policia po verifikon nëse kjo bazë ka shërbyer për të furnizuar me lëndë eksplozive në atentatet e ndodhura së fundmi në disa qytete të vendit.
Shërbimet e policisë po vazhdojnë kontrollet në zonë. Grupi hetimor është në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet proceduriale.

0 σχόλια:

Post a Comment