Flying Angel Heart

3.09.2014

Avioni i zhdukur i linjës Malaysia Airlines

Avioni i zhdukur i linjës “Malaysia Airlines” mund të jetë kthyer prapa

239 pasagjerët ishin nga 14 shtetësi të ndryshme, përfshirë 152 kinezë, 38 malajzianë dhe katër amerikanë 

 

 

 

Autoritetet malazeze thonë se avioni i linjës “Malaysia Airlines”, i cili ka më tepër se 24 orë që është zhdukur mund të jetë kthyer prapa. Skuadrat e shpëtimit e kanë zgjeruar zonën e kërkimit në det, ndërsa operacionet e kërkimeve ajrore u pezulluan dje për të rifilluar sërish sot. 

Avioni u zhduk nga radarët gjatë kohës që po fluturonte mbi gjirin e Tajlandës. Në listat e avionit me 239 pasagjerë, figurojnë edhe dy pasagjerë nga Italia dhe Austria, të cilët nuk ndodhen në avion por pasaportat e tyre janë vjedhur para dy vjetësh në Tajlandë.

Dyshohet se ky mund të jetë një akt terrorist, megjithatë ende nuk është konfirmuar një dyshim i tillë. I pyetur mbi këtë gjë, kryeministri i Majlazisë Najib Razak tha se autoritetet vendore janë duke kërkuar dhe hetuar rreth çdo piste, edhe rreth mundësisë së një akti terrorist, por sipas tij është herët për të dalë në një konkluzion të tillë.

Pilotë të ekipeve vietnameze të shpëtimit thanë se dalluan dy njolla të mëdha nafte pranë brigjeve jug-perëndimore të vendit, megjithëse nuk janë zbuluar pjesë të avionit. Faqja e kompanisë në Facebook thotë se pasagjerët ishin nga 14 shtetësi të ndryshme, përfshirë 152 kinezë, 38 malajzianë dhe katër amerikanë.

0 σχόλια:

Post a Comment