Flying Angel Heart

6.13.2013

A ndalohet kryerja e marrëdhenieve kur femra është me menstruacione?

 

marredhenieCili është gjykimi islam mbi marrëdhëniet seksuale në organin gjenital të femrës gjatë menstruacioneve?

Në përgjigje të pyetjeve të lexuesve për anën fetare islame të shpjegimit lidhur me këtë pyetje, gjeni më poshtë një shpjegim të shkëputur nga libri “Motra myslimane pyet”, të autorit Shejh Salih el Feuzan.

Sipas studiuesit, ndalohet rreptësisht që njeriu të ketë marrëdhënie seksuale me bashkëshorten e tij gjatë menstruacioneve dhe kjo duke u bazuar këtë në fjalën e Zotit:

Studiuesi citon edhe kapitullin El Bekare 222, ku thuhet:

“Te pyesin ty (Muhamed) për te përmuajshmet e femrave. Thuaju: “Ajo është gjendje e dëmshme. Prandaj, gjate kësaj kohe, mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa te pastrohen”.

Studiuesi thotë më tej se burrit i lejohet të veprojë me gruan e tij gjithçka gjatë menstruacionit me përjashtim të marrëdhënieve seksuale”.

0 σχόλια:

Post a Comment