Flying Angel Heart

6.16.2013

Masakroi shqiptaren në Itali, rrëfehet autori

Vajza nga Berati u gjet në koma, jetonte me të dashurën e dhunuesit. Flet 28-vjeçari: Kur e hodha në plehra, mendova se vdiq.
Rrëfehet para policisë italiane autori i rrahjes barbare ndaj 24-vjeçares shqiptare, Xhulia Toska, e cila u gjet e hedhur në koshin e plehrave mbrëmjen e së enjtes në Napoli, Itali. Vajza shqiptare nga Berati u gjet në agoni, e hedhur në një kosh mbeturinash në një nga rrugët e qytetit, pasi ishte dhunuar në mënyrë barbare. Mediat e vendit fqinj citonin dje dëshminë e dhënë para oficerëve të policisë nga i arrestuari si autor i ngjarjes, 28-vjeçari Emerson D’Esposito. Rrëfimi i 28-vjeçarit më origjinë braziliane ka zbardhur të tjera rrethana rrëqethëse të ngjarjes. Dhuna e shfrenuar ndaj Toskës, e cila aktualisht është në gjendje të rënduar në spital, ka ndodhur përpara syve të fëmijës së saj të mitur. Pas disa orëve në pyetje, 28- vjeçari D’Esposito ka pranuar të ketë masakruar me grushte shqiptaren dhe ka shfaqur pendesë. “E di që kam bërë një budallallëk. Nuk doja ta vrisja”, citonin dje mediat italiane autorin e rrahjes. Sipas dëshmisë së tij, shkak i konfliktit ka qenë një vajzë tjetër, që jetonte në të njëjtën shtëpi me 24-vjeçaren Toska, me të cilën ai kishte një lidhje intime. Para policëve ai ka pohuar se donte t’i jepte një jetë të re të dashurës së tij, e cila ishte e përfshirë në prostitucion. Por sipas tij, për këtë nuk kishte qenë dakord bashkëjetuesja e mikeshës së tij, 24- vjeçarja Toska. Referuar burimeve mediatike, ka qenë ky konflikti mes të dyve dhe kulmi ka arritur, kur mbrëmjen e së enjtes D’Esposito ka shkuar në shtëpinë e 24- vjeçares dhe ka tentuar të marrë vajzën e të dashurës së tij. Ai ka hasur në rezistencën e Toskës, çka ka bërë më pas që ai të lëshohej dhunshëm mbi të duke e masakruar me grushte. Po sipas mediave fqinje, ai e ka pandehur të vdekur shqiptaren dhe ndaj e ka hedhur në një kosh plehrash. Vajza u gjet më pas nga disa banorë të zonës, të cilët lajmëruan policinë, pasi dëgjuan rënkimet e një personi te vendi i mbeturinave. Mbi D’Espositon rëndojnë akuzat e “vrasjes së mbetur në tentativë” dhe të “armëmbajtjes pa leje”.

0 σχόλια:

Post a Comment