Flying Angel Heart

6.23.2013

Bregu i kundërvihet Ramës: Fitues është koalicioni i PD-së

Menjëherë pas deklaratës së Ramës ka dalë për shtyp Majlinda Bregu, e cila ka thënë se aleanca e djathtë me në krye Partinë Demokratike janë fituesit e këtyre zgjedhjeve parlamentare. Duke marrë shkak nga konferenca për shtyp e kryesocialistit Edi Rama pak minuta më parë, i cili tha se rilindja ka fituar ndaj rrënimit, Bregu tha se rilindja e Edi Ramës ka dështuar, pasi fitorja për të djathtët është e garantuar.

Ndërkohë pak më parë kishte dalë në një konferencë për shtyp edhe kryeministri Berisha, i cili tha se partia që ai udhëheq do të respektojë verdiktin e sovranin, ndërsa i kërkoi komisionerëve të të gjitha forcave që të mbajnë hapur qendrat e votimit derisa të ketë votuar edhe shtetasi i fundit që ndodhet pranë këtyre qendrave.

0 σχόλια:

Post a Comment