Flying Angel Heart

6.14.2013

Poloni. Pusetat e rrugës nxjerrin gjak, duke formuar pellgje

Mos mendoni se është një film horror, por janë slena reale, në të cilat dëshmitarë janë banorët e Koscierzyna, një qytezë e vogël polake. Bëhet fjalë për gjak që rrjedh nga pusetat dhe del nëpër rrugë, duke formuar pellgje të mëdha me ngjyrë të kuqe.
Banorët, të shqetësuar nga ky fenomen i pazakontë, i janë drejtuar policisë dhe shërbimit shëndetësor, që menjëherë kanë zbuluar misterin: lëngu i kuq është vërtet gjak dhe vjen nga një impiant i transformimit të mishit, por që tubacionin e shkarkimit e ka të bllokuar.
Sipas autoriteteve, gjaku duhet të ishte hequr nga rrugët, por qytetarët vazhdojnë të ngrejnë pyetjen nëse është normale të derdhet gjaku në rrugë në këtë mënyrë, pa asnjë masë parandaluese.

0 σχόλια:

Post a Comment