Flying Angel Heart

6.21.2013

I infektuari me SIDA, seks me pagesë në Tiranë

 

 

Një person i infektuar me SIDA, i vetëdijshëm për mbartjen e virusit vdekjeprurës, ka pranuar ofertën e një 24-vjeçari për të kryer marrëdhënie homoseksuale. Ai do të paguhej për kryerjen e aktit mes partnerëve të të njëjtit seks dhe qëllimi i tij ishte sigurimi i parave për të blerë ilaçe.
Historia ka ndodhur në korrik të vitit 2012 në Tiranë, por detajet e saj zbardhen në një vendim të Gjykatës së Tiranës, të shpallur më 18 qershor të këtij viti. Kjo për shkak se marrëdhënia homoseksuale mes dy partnerëve meshkuj ka përfunduar në vjedhje me dhunë. Mbartësi i virusit HIV AIDS, me iniciale H.H., është dhunuar fizikisht me grushte e shqelma nga partneri i tij, i cili në bashkëpunim me një të tretë i ka vjedhur 40 mijë lekë.
Dy të akuzuarit për ngjarjen, shtetasit M.B. dhe A.S. përfunduan të pandehur në Gjykatën e Tiranës për akuzën e “vjedhjes me dhunë”. Sipas vendimit të shpallur tri ditë më parë, ata u shpallën të fajshëm dhe u dënuan me një total prej 10 vjetësh burg. Përveç vjedhjes së të sëmurit me SIDA, ata u fajësuan edhe për një episod tjetër grabitjeje me dhunë ku kishin vjedhur një i-phone dhe një orë dore “Swatch”.

0 σχόλια:

Post a Comment