Flying Angel Heart

6.16.2013

Ekzekutimi i 45-vjeçarit, dyshohet se kishte lidhje jashtëmartesore me një grua të martuar

 

 

vrasjaEkzekutimi në mes të Tiranës i pronarit të autoshkollës, 45-vjeçarit Luigj Dukagjini, ka tronditur mbarë opinionin publik. Viktima, baba i dy fëmijëve, po parkonte makinën kur është qëlluar plot 6 herë me pistoletë. Si pasojë, atë e kanë kapur 3 plumba, të cilët i shkaktuan vdekjen.

Një nga pistat kryesore ku ka përqendruar hetimet policia, lidhet me faktin se 45-vjeçari mund të ketë pasur marrëdhënie jashtëmartesore. Hetimet paraprake tregojnë se pronari i autoshkollës dyshohet se kishte nisur një marrëdhënie dashurore me një nga nxënëset e tij, të cilën e instruktonte për të mësuar makinën. Madje femra për të cilën dyshohet është e martuar dhe me fëmijë.

Mendohet se mos bashkëshorti i lënduar, i verbuar nga xhelozia ka vendosur të ekzekutojë 45-vjeçarin nga Mamurrasi.

Kjo është pista kryesore e hetimeve, ndërkohë që nuk përjashtohet as ajo për hakmarrje. Vlen për t’u përmendur se hakmarrja i ka marrë jetën kunatit të Luigjit kohë më parë.

Policia ka bërë të mundur ndërkohë identifikimin e automjetit të autorëve të krimit. Kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë ndihmuar për gjetjen e fugonit, ndërsa punohet për t’u identifikuar edhe autorët e krimit.

0 σχόλια:

Post a Comment