Flying Angel Heart

6.21.2013

Presidenti Nishani shtrohet me urgjencë në spital

 

 

Problemet shëndetësore kanë bërë që presidenti i vendit, Bujar Nishani të shkojë me urgjencë në spital. Mësohet se Nishani është shtruar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë. Edhe pse presidenca nuk ka dhënë asnjë njoftim, burime të ndryshme bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore e përkeqësuar e detyroi të shkonte për vizitë në spital. Por pasi iu nënshtrua ekzaminimit të mjekëve, presidenti Nishani është larguar nga QSUT. Burime pranë tij thonë se tashmë ndjehet më mirë dhe do të vazhdojë axhendën e tij normale dhe takimet me delegacionin e Këshillit të Europës.

0 σχόλια:

Post a Comment