Flying Angel Heart

6.16.2013

Adi Krasta i detyrohet 150mijë lekë top-channel

 

krastaGazetari i mirënjohur Adi Krasta ka humbur betejën ligjore me televizionin “Top Channel”. Gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë kërkesë-padinë e televizionit dhe të urdhërojë Krastën t’i kthejë shoqërisë “Top Channel” sh.a. vlerën prej 149.803 lekësh, si sanksion për zgjidhje të kontratës së punës me afat në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara.

Në vendimin e gjykatës thuhet se paditësi, shoqëria “Top Channel” sh.a. (me cilësinë e punëdhënësit) ka lidhur kontratën e punës më datë 13.09.2011 me të paditurin
Adrian Krasta (me cilësinë e punëmarrësit).

Kontrata ka parashikuar një kohëzgjatje prej 9 muajsh, saktësisht nga dt.13.09.2011 deri në dt.25.06.2012. Televizioni “Top Channel”, e ka punësuar Krastën për vendin e punës “Moderator”, në programin televiziv “100 Milionë”, të cilin ky i fundit do ta realizonte përgjatë gjithë sezonit televiziv prej 9 muajsh.

0 σχόλια:

Post a Comment