Flying Angel Heart

6.13.2013

Evazion fiskal, Mesi rrezikon burgun!

 

 


 

Lionel Mesi akuzohet nga zyra e Tatimeve dhe taksave në Spanjë për evazion fiskal. Argjentinasi ka përfunduar nën hetim dhe ndaj tij është hapur një çështje e mirëfilltë penale pasi akuzohet se brenda viteve 2007-2009, nuk ka paguar taksat për të ardhurat që vinin nga shitja e imazhit.

Sipas asaj që hetuesit kanë zbuluar, evazioni fiskal është ideuar nga babai i futbollistit, i cili në vitin 2005, kur djali i tij filloi të paguhej me rrogë të lartë, hapi disa kompani fantazmë. Ato kishin qendrën në parajsa fiskale si Urugai e Belize, dhe nëpërmjet tyre, në shërbime fiktive apo aktivitete që në fakt nuk ekzistonin, qarkullonin para të cilat në fund ktheheshin përsëri te Lionel Mesi, por pa pasur nevojën e pagesës së taksave në shtetin spanjoll.

Sipas ligjit spanjoll, Mesi dhe babai i tij, që janë dy të akuzuarit në këtë çështje, rrezikojnë nga 2 deri në 6 vite burg, ose pagesën e një shumë që shkon nga dyfishi, deri në gjashtëfishin e asaj për të cilën kanë bërë shkelje.

0 σχόλια:

Post a Comment