Flying Angel Heart

6.29.2013

Deklaratë skandaloze e drejtoreshës të Teatrit që fyen të gjithë votuesit shqiptarë që rrëzuan regjimin e Berishës

 

 

image

Jeton me rrogën që i vjen nga taksapaguesit shqiptarë.

Jeton me djersën e taksapaguesve të kryeqytetit,por kjo nuk ka fare vlerë përpara militantizmit që ajo ka për ish-kryeministritn Sali Berisha,i cili tashmë i është larguar nga çdo funksion i PD-së pas votës kundër që mori nga pjesa dërrmuese e shqiptarëve.

Suela Konjari, drejtoresha e teatrit të Metropolit, një institucion nën varësinë e Bashkisë së Tiranës, që mbahet në këmbë pikërisht prej taksapaguesve kryeqytetas,ka bërë një deklaratë skandaloze ,madje në faqen zyrtare të teatrit Metropol.

“Do doja të isha në gjumë, duke parë këtë ëndërr të frikshme, nesër të zgjohesha… shumë shpejt do ta ndjejmë e prekim të gjithë atë që mbollëm në 23 qershor. Por do të jetë vonë, shumë vonë…”, shkruan ajo në faqen zyrtare të teatrit të Metropolit.

“…e përsëri unë nuk do të rresht së ndjeri krenare që jam pjesë e PD-së me SHQIPTARIN e vërtetë e BURRIN e MADH të SHTETIT, me politikanin e përmasave botërore, vizionar siç di të jetë veç ai, me SALI BERISHEN, që me dashuri, sakrifica, punë e përkushtim, shkroi historinë më të ndritur të DEMOKRACISE në vendin me regjimin më të egër komunist. Tashmë nuk më mbetet tjetër veç t’i lutem ZOTIT të na falë! Përzemërsisht Suela Konjari”, e mbyll ajo.

Kjo deklaratë skandaloze e drejtoreshës së Teatrit,indinjon të gjithë fermerët që vuajnë sot për bukën e gojës,të gjithë të sëmurët që po mavijosen në spitalet shqiptare me kushte skandaloze,të gjithë ata që marrin asistentë që nuk mjafton as për 3 litra vaj e 2 pako makarona,mavijos ata që nuk janë ndjerë të lirë,sidomos mandatine dytë që qeverisi Berisha.

0 σχόλια:

Post a Comment