Flying Angel Heart

6.13.2013

Kristiano Ronaldo: Nuk kam rinovuar me Realin!

 

 


 

 

 

Florentino Perez ka marrë një goditje të rëndë nga Kristiano Ronaldo, i cili ka bërë të qartë se nuk ka rinovuar me Real Madrid dhe të gjithë zërat rreth një gjëje të tillë janë thjesht spekulime.

Lojtari ka lëshuar një “cicërimë” në Twitter duke paralajmëruar se situata vazhdonte të ishte e njëjtë me atë të sezonit të fundit. “Të gjitha lajmet mbi rinovimin tim janë false”, ishte mesazhi i qartë i portugezit, që ka hedhur kësisoj poshtë pretendimet e drejtuesve të klubit se do të rinovonte deri në vitin 2018. Në fakt madrilenët kishin përhapur thashetheme se lojtari do të nënshkruante një kontratë me 20 milion euro në sezon.

Kjo deklaratë e Ronaldos, e cila ka ardhur pak orë pasi është mësuar se Monako po bën gati një ofertë prej 100 milion eurosh për blerjen e tij, duket se po paralajmëron largimin e portugezit. Fakti se ai nuk po pranon të rinovojë kontratën që e lidh deri në vitin 2015 me madrilenët, mund të shtyjë Perez të pranojë këtë shumë nga skuadra franceze, për ta investuar në blerjen e një ylli tjetër, Garet Beil.

0 σχόλια:

Post a Comment