Flying Angel Heart

6.16.2013

Deklaratë për media e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Znj. Laura Vorpsi

Deklaratë për media e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Znj. Laura Vorpsi:
"Para tetë ditësh, morëm vesh nga media se Edi Rama ka thyer ligjin duke mos bërë deklaratën e të ardhurave.
Dhe për shtatë ditë tashmë, Edi Rama ka qëndruar i heshtur duke refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve shumë të thjeshta që kanë qytetarët.
Gjatë kësaj kohe kemi marrë vesh nga raportimet e medias se Edi Rama nuk ka paguar taksat për pjesën më të madhe të të ardhurave prej 9.3 Milion lekësh, që ai thotë se i ka fituar nga Kurbani.
Dhe se Linda Rama ka ndërtuar një pallat në Tiranë - por nuk ka deklaruar asnjë kosto për ndërtimin e pallatit.
Edi Rama tashmë është nën hetim nga zyra e tatim taksave për mos-deklarimin e të ardhurave, dhe pallati i Linda Ramës është nën hetim nga zyra e prokurorisë së Republikës së Shqipërisë për parregullsitë me lejen e ndërtimit.
Por sot u zbulua se mashtrimet e Ramës mund të jenë edhe më të rënda seç e kishim menduar në fillim dhe se çifti Rama jo vetëm që mund të ketë kryer evazion fiskal duke mos paguar detyrimet mbi fitimet e librit Kurban, por mund të ketë kryer edhe evazion fiskal me ndërtimin e pallatit në Tiranë dhe vilës në Dajt, madje edhe marrje rryshfetesh dhe pastrim parash.
Pyetjet që ngrihen tani janë serioze. Dhe tani që kanë mbetur shumë pak ditë nga dita e zgjedhjeve, qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën përpara se të hidhet qoftë edhe një votë e vetme.
Edi Rama tha para gjashtë muajsh se "publiku ka të drejtë të marrë përgjigje, por në një kohë tjetër".
Tani është koha që Edi Rama t’i përgjigjet këtyre pyetjeve:
1) Kurban: Pse Edi Rama e vonoi deklaratën mbi të ardhurat nga libri Kurban? Cili është burimi i 5 milion lekëve të ardhura të pashpjegueshme të Kurbanit? Kur do t’i paguajë Edi Rama edhe të paktën 500.000 lekë taksa detyrime që ende nuk i ka paguar për Kurbanin? Mos mendon Rama se ai është mbi ligjin?
2) Pallati në Tiranë: Pse nuk ka asnjë kosto ndërtimi të deklaruar për ndërtimin e pallatit të Linda Ramës në Tiranë? A mos vallë çifti Rama i ka këmbyer kostot e ndërtimit të pallatit me favore politike? Mos janë marrë apo dhënë rryshfete? Apo mos çifti Rama nuk i ka deklaruar kostot e ndërtimit për të shmangur detyrimet e taksave?
3) Vila në Dajt: Si e kanë blerë çifti Rama tokën për ndërtimin e vilës në Dajt 40 herë më pak se vlera e tregut? Mos i kanë premtuar familjes Bushati favore politike në këmbim të tokës?
Apo mos po deklarojnë një vlerë më të ulët nga vlera e shitjes së tokës për të shmangur tatimet?
Dhe a e ka paguar çifti Rama ndonjëherë taksën e infrastrukturës për ndërtimin e vilës së tyre në Dajt, që është vlerësuar në rreth 15.000 euro - apo mos po e fshehin edhe atë?
Tashmë ka ardhur koha që Edi Rama të mos e fshehë më të vërtetën dhe t’i përgjigjet pyetjeve të qytetarëve.

0 σχόλια:

Post a Comment