Flying Angel Heart

6.23.2013

Vrasja e simpatizantit të LSI, Ilir Meta drejt Laçit

Vrasja pranë qendrës së votimit në gjimnazin “At Shtjefën Gjeçovi” tronditi Laçin dhe gjithë Shqipërinë. Simpatizanti 52-vjeçar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjin Pjetër Gjoni mbeti i vdekur, ndërkohë që u plagosën edhe tre vetë të tjerë. Kjo qendër votimi është bllokuar dhe komisionerët janë shoqëruar për në polici për t’u marrë me pyetje.

Nga hetimet paraprake, janë gjetur pranë kësaj qendre 15 gëzhoja.

Mësohet se kreu i LSI, Ilir Meta është nisur drejt Laçit.

Mësohet gjithashtu se PS ka tërhequr komisionerët e vet nga pesë qendra votimi në Laç. Sipas tyre, në këto qendra qarkullojnë persona të armatosur

0 σχόλια:

Post a Comment