Flying Angel Heart

6.14.2013

Berisha lëviz rrulin, bodiguardët në gatishmëri

 

berisha-ruliMe përshkrimin punimet e rrugës Lushnjë-Berat avancojnë çdo ditë, kryeministri Sali Berisha ka marrë drejtimin e një automjeti tip, rrul që shërben për shtrimin e rrugëve. Shefi i qeverisë ka lëvizur pak metra me këtë rrul nën entuziazmin e banorëve që ishin të pranishëm në këtë takim.

Ndërkaq lëvizjet e tij i ndiqnin dhe disa bodiguardë që ndodheshin në terren për ruajtjen e shefit të qeverisë. Fotot janë postuar në profilin e Sali Berishës në rrjetin social, Facebook.

Një punëtor brenda në kabinën e rrulit i jepte udhëzime kryeministrit sesi të drejtonte mjetin

“Te dashur miq, sot inspektova punimet e rruges Lushnje – Berat dhe gjeta se ato kishin avancuar shume. Rruga do te kete gjeresine 9.5 meter, gjeresine e asfaltit 8.2 meter dhe do te jete e parametrave me te mira nderkombetare. Perveç kesaj rruge kombetare qe lidh Beratin me Tiranen, keto dite hapet per trafik edhe segmenti me i veshtire i Boshtit te Jugut, ai Tirane – Elbasan, nderkohe ka nisur ndertimi i tij drejt Kuçoves. Sikunder, po ndertohet rruga Fier – Berat. Ne mbajme premtimet tona! Perpara drejt fitores! sb”, shkruan ne profilin ne Facebook, Berisha duke ilustruar inspektimin me foto.

0 σχόλια:

Post a Comment