Flying Angel Heart

6.16.2013

5 këshilla, si të mos ua “zërë makina” fëmijët teksa udhëtoni

 

 

 

Kur ju shkoni në pushime dhe keni fëmijë të vegjël në familje, me siguri që

shpesh, ndesheni me probleme gjatë udhëtimit me makinë. Të cilat përfshihen në atë që quhet “sindroma e makinës” dhe që sipas mjekëve, përfshin të paktën 1 në 10 fëmijë. E që shoqërohet me të vjella dhe marrje mendsh. Zgjidhja e vetme është parandalimi i këtyre shenjave, në mënyrë që udhëtimi juaj mos kthehet në një traumë. Në çfarë mënyre? Ja disa:

1) Asnjë lëng : Shmangini fëmijët nga të pirit e lëngjeve para dhe gjatë udhëtimit. Asnjë pikë ujë apo lëng frutash, qumësht ose çaj të ftohtë apo pije te ftohte, të paktën katër orë para nisjes. Duket si një zgjidhje mizore, pasi në këtë mënyrë fëmija do të vuajë nga etja, por do të jetë e sigurt që s’do ketë të paktën të vjella gjatë udhëtimit.

2) Shuajani etjen gjatë rrugës : Nëse rruga që ju planifikoni të bëni është e gjatë, është e pashmangshme që fëmija juaj të jetë i etur gjatë saj. Prandaj, mënyra më e mirë për ta “shuar”, është ajo e dhënies së dozave të vogla të ujit. Por gjithsesi, ai duhet të ketë ngrënë diçka, një sanduiç, pica apo ndoshta edhe një meze të lehtë.

3) Jo nxehtësi në makinë : Temperatura nuk duhet të jetë shumë e nxehtë brenda në makinë, gjatë udhëtimit. Por edhe nëse keni kondicioner, mos e teproni me ato të ftohjes.

4) Jo shumë kthesa : Duhet që ta ngisni makinën në mënyrë lineare, pa u përshpejtuar shumë, dhe të bëni një ndalesë çdo 2 orë, duke lejuar që fëmija juaj të pushojë disi.

5) Hiqjani mendjen : Më shumë argëtim në makinë. Është e rëndësishme që t’ia shkëpusni disi mendjen gjatë udhëtimit. Secila zgjidhje mund të jetë shumë e dobishme, që nga këngët, lojërat, dhe çdo gjë që ju mund të mendoni se është argëtuese.

0 σχόλια:

Post a Comment