Flying Angel Heart

6.29.2013

Zbardhen detaje nga takimi mes kreut të PS e LSI. Rama Kryeministër, Meta kryetarKuvendi. LSI do të marrë 4-5 ministri.

Meta: “Rama të mbajë mandatin”
LSI pritet të marrë 4-5 portofole. Shtohen ministritë.
Dy fituesit kryesorë të zgjedhjeve të 23 qershorit nisën dje të detajojnë marrëveshjen parazgjedhore të tyre. Në një takim që zgjati për dy orë e gjysmë në hotel “Sheraton”, larg kamerave dhe mediave, Rama dhe Meta vendosën disa piketa për bashkëpunimin e tyre katërvjeçar. Ata kanë ndarë mes tyre dy postet kryesore: Edi Rama Kryeministër i vendit, Ilir Meta kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Kjo ndarje u bë e ditur nga zyra e shtypit e Partisë Socialiste, e dakordësuar nga të dyja palët. Por mësohet se mes tyre Rama dhe Meta kanë folur dhe për ndarje të posteve ministrore. Aleati më i madh i PS-së në këtë fitore, pritet të marrë 4-5 poste ministrore, por jo ato që kishte gjatë bashkëqeverisjes me Partinë Demokratike dhe aleatët e saj. Mësohet se LSI mund të marrë Ministrinë e Integrimit, Ministrinë e Transportit dhe Ministrinë e Arsimit. Por fillimisht kryetarët e dy partive do të bien dakord për një reformë strukturore të qeverisë së re. Pritet që numri i ministrive do të shkojë në 18, duke ndarë disa prej ministrive aktuale, por dhe ngritjen e ministrive të reja. Pritet të ndahet Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, por dhe Ministria e Transporteve dhe Punëve Publike. Kjo ndarje do të bëjë të mundur që të përfshijë në qeverinë e re që do të krijohet në muajin shtator edhe aleatë të tjerë të koalicionit opozitar që nuk mundën të marrin mandat me partitë e tyre, si Milo, Gjinushi, Koçi, Muslia etj.
Pakti
Edi Rama dhe Ilir Meta kanë konfirmuar dje vullnetin e tyre për të ndarë mandatin e deputetit nga detyra ekzekutive e ministrit. Për këtë pikë është rënë dakord që në Kartën e Parimeve, të nënshkruar në Shkodër mes dy liderëve para udhëheqësve socialistë europianë. Mësohet se që herët është rënë dakord që LSI të mos mbajë po ato ministri që kishte gjatë bashkëqeverisjes me Partinë Demokratike 2009-2013, por dhe në ministritë e reja që do të marrë, të ketë figura të reja, jo ata që drejtuan Ministrinë e Shëndetësisë, të Punëve të Jashtme dhe atë të Ekonomisë. Në takimin e djeshëm, Meta dhe Rama i kanë bërë apel Kryeministrit që ta konsiderojë qeverisjen e këtyre dy muajve deri në shtator si një qeveri kujdestarie, dhe jo vendimmarrëse. “U shpreh shqetësimi për të dhënat më të fundit që tregojnë se qeveria në detyrë nuk po bën thjesht kujdestarinë dymujore që imponon verdikti plebishitar i 23 qershorit, por po vazhdon në një inerci që nuk është në dobi të vendit e të qytetarëve. Prandaj, dy liderët e koalicionit fitues vendosën të bëjnë apel për urtësi e përgjegjshmëri nga ana e Kryeministrit në detyrë dhe e qeverisë së tij, në mënyrë që të mos ndërmerren hapa që bien ndesh me etikën e një qeverie kujdestarie. Të ndalen prokurimet e reja, të mos merren vendime për koncesione të reja të pasurisë publike, të garantohet që administrata të mos përfshihet në veprime antiligjore apo joetike të orës së fundit me arkën e shtetit”, thuhet në njoftimin zyrtar të shpërndarë nga Partia Socialiste për takimin.

Vendimet e takimit Rama-Meta
Edi Rama, Kryeministër i qeverisë së re
Ilir Meta
, kryetar i Parlamentit të ri
Të ndahet mandati i deputetit nga ajo e ministrit
Ndryshim i strukturës së Qeverisë
Ministra pa mandat deputeti
Në Kuvend vijnë deputetë të rinj
Ndarja e mandatit të deputetit nga ajo e ministrit do të sjellë prurje të reja në Kuvendin e Shqipërisë. Për shkak se deputetët që do të pranojnë të bëhen ministra do të duhet të lënë mandatin, atëherë ata do të zëvendësohen me kandidatë që gjenden poshtë listës fituese. Ka qenë ky premtimi parazgjedhor i Ramës, i mbështetur në Shkodër dhe nga Ilir Meta, që ka motivuar edhe ata  kandidatë që ishin në vendet jofituese të listës të punonin për mbledhjen e sa më shumë votave për Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Nga çdo qark, PS ka një ose dy deputetë që janë pretendentë për ministra, gjë që do të ndryshojë dhe përbërjen aktuale të Grupit Parlamentar socialist.  
Për 100 ditët e para të qeverisjes
Beqja dhe Haxhinasto, grup pune për programin
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe ai i LSI-së Ilir Meta, vendosën dje që të mandatojnë Ilir Beqjen dhe Edmond Haxhinaston që të drejtojnë një grup pune, i cili do të hartojë një program të detajuar qeverisës për 300 ditët e para që do të paraqitet bashkë me programin qeverisës katërvjeçar. Në përbërje të këtij grupi nga Partia Socialiste pritet të jenë deputetë që ishin aktivë në prezantimin e programit politik të PS gjatë Konventës Kombëtare, por dhe takimeve me grupet e interesit sipas çështjeve. Sajmir Tahiri, Eglantina Gjermeni, Shkëlqim Cani, Arben Ahmetaj, Artan Lame etj., priten të jenë pjesë e këtij grupi. Ky program do të synojë marrjen e masave emergjente për të dalë nga situata e vështirë ekonomike, sociale, financiare, marrëdhëniet me biznesin, përgatitjet për aplikimin e taksave të reja, por dhe përmirësimin e rendit dhe sigurisë. “U çmua e nevojshme, edhe në vijim të kontaktit që të dy kryetarët patën dje me autoritete përfaqësuese të Azerbajxhanit, që në mbështetje të plotë të projektit të TAP të krijohet një Task-Force. Kjo Task-Force duhet të bëhet operative për të ndjekur fazën përgatitore të projektit, si edhe për të organizuar në  bashkëpunim me partnerët në këtë projekt, procesin e kualifikimit të burimeve njerëzore vendase që do të përfshihen në fazën e realizimit të projektit”, thuhet në njoftimin e PS.

0 σχόλια:

Post a Comment