Flying Angel Heart

6.21.2013

Universiteti ndalon recipetat me tela

 

recipetaTestimet e pranimit në Universitet janë shumë të rëndësishme, duke qenë se varet drejtimi që merret në jetë.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme në vendet me kompeticion të lartë social, si Kina. Më shumë se nëntë milionë studentë këtë vit marrin pjesë në testimin për të hyrë në Universitet dhe autoritetet kanë dhënë një sërë udhëzimesh që procesi të ecë normalisht dhe veçanërisht që askush të mos kopjojë.

Vendet e disponueshme për këtë vit janë “vetëm” 7 milionë, ndërsa dy milionë të rinj duhet të lënë mënjanë ëndrrën universitare.

Këto provime të quajtura gaokao, janë gjithnjë e më shumë të kritikueshme prej presionit të madh mbi studentët dhe prej rregullave të ashpra.

Hyrja në sallën e provimeve është e pajisur me kontrollues metalesh për të ndaluar studentët që të përdorin iPhone apo pajisje të tjera teknologjike.

Këto masa janë aq të ashpra sa u ndalohen vajzave që mbajnë reçipeta me tel metalik, për shkak se dyshohej se fshiheshin mikroçip në këto pjesë, për të kopjuar. Prej kësaj mase një numër i madh vajzash janë shprehur të indinjuara, pasi cenohej intimiteti dhe rehatia e tyre në veshje.

0 σχόλια:

Post a Comment