Flying Angel Heart

6.21.2013

Njeriu më me fat në SHBA, fitoi dy herë lotarinë brenda 24 orësh

 

 

Brenda 24 orësh, Keri Kollings fitoi dy lotari amerikane. Pasi kishte fituar 55 mijë dollarë, ai bleu një biletë tjetër dhe e gërvishti, duke zbuluar se sapo fitoi 200 mijë dollarë. 61-vjeçari e cilëson veten një nga njerëzit më me fat në Amerikë, pasi fitoi shumën që i ndryshoi jetën. Biletën e parë Kollings e kishte blerë ndërsa po mbushte karburant për makinën në “River Road Food Mart”, Paialljup, Uashington. Ai e gërvishti atë sapo u largua kur kishte qëndruar në semafor dhe zbuloi fitimin e 55,555 dollarëve në “Red Hot 5’s”. Ditën tjetër, ai tentoi sërish fatin. Pasi kishte festuar me miqtë me pica e birra, ai bleu tri bileta “Bring on Bens” dhe i gërvishti duke fituar vetëm në një prej tyre shumën prej 200 000 dollarësh. Kollings luante lotari “WA” që kur ajo kishte nisur në vitin 2004, por dy biletat e ditëve të fundit ishin të vetmet që ai kishte fituar një shumë të konsiderueshme. Kollings tha se ai do të vazhdojë të punojë në fabrikën “Auburn Boeing” megjithëse ka fituar shumë para. Ai nuk e ka vendosur si se do t’i shpenzojë paratë, por një pjesë e tyre do t’i shërbejnë për të larë një borxh.

0 σχόλια:

Post a Comment