Flying Angel Heart

6.30.2013

Aksident tragjik

Aksident tragjik me tre viktima të së njëjtës familje në Gjirokastër!

 

image

Pasditen e stome në Gjirokastër ka ndodhur aksidenti më i rënë i këtij viti ku kanë gjetur vdekjen tre persona!

Pasditen e sotme në orën 18:40- Polica ka bërë identifikimin e viktimave, që gjetën vdekjen në makinën që mori zjarr mbasi u përplas me bordurën e rrugës në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Ata janë 3 pjesëtarë të familjes Mançellari. Dy nga vikamat janë babë e bir, Luan dhe Laurent Mançellari, 62 dhe 28 vjeç, ndërsa i treti është vëllai i Luanit, Faik Mançellari 57 vjeç. Tri viktimat janë banorë të Qafë Gjashtës në Sarandë.

Aksidenti tragjik

Ora 18:00- Një ngjarje tragjike u shënua në orët e pasdites edhe në Gjirokastër, ku kanë ndërruar jetë 3 persona të një familje.

Ngjarja e rëndë është shënuar në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një makinë tip “Fiat Punto” pas përplasjes me bordurën e rrugës, ka marrë zjarr me 3 personat që ndodheshin në automjet. Sipas informacioneve të para, në makinë ndodheshin 3 persona, të cilat vinin ishinduke udhëtuar në drejtim të Gjirokastrës. Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e pestë, në afërsi të fshatit Mashkullorë.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me rrethanat e shpërthimit dhe identifikimin e viktimave. Në vendngjarje ka mbërritur edhe një zjarrfikëse për të shuar flakët e zjarrit.

Shkaku

Automjeti është përplasur në tentativën për të parakaluar një makinë dhe ka qenë një defekt teknik që ka ç’orientuar automjetin. Ai më pas është përplasur me bordurën, ka bërë dy-tre salto për të përfunduar deri te shpërthimi. Ky aksident mendohet se është më i rëndi i shënuar në qarkun e Gjirokastrës për këtë vit.

0 σχόλια:

Post a Comment