Flying Angel Heart

6.16.2013

90 vjecarja qe pi 16 birra ne dite

Ka 90 vjet dhe pi 16 birra në ditë

 


Bruksel, 15 qershor – Belgia Bertha De Bot para disa ditëve ka kremtuar ditëlindjen e saj të 90-të, kurse familja për këtë kremte ia ka dhuruar 90 gajbe me birra. Birrën ia dhuruan pasi 90-vjeçarja është adhuruese e birrës dhe nga njëherë i ndodhë t’i pijë nga 16 në ditë.

Si njoftojnë mediat belge, ajo ka filluar të konsumojë birrën që në moshën 17 vjeçare dhe që nga atëherë nuk ka pushuar së piri me “bukën e lëngët” si e quajnë shumë njerëz, pasi ajo prodhohet nga drithi i elbit.

Ndonsëe e konsumon çdo ditë ajo nuk e konsideron veten alkooliste, por familja e saj kujdeset që me gjithë sasinë e madhe të birrës që konsumon, të mos i ndodhë diçka e keqe.

ndahe me miqët

0 σχόλια:

Post a Comment