Flying Angel Heart

6.16.2013

Përurohet autostrada Tiranë-Elbasan

 

tirane-elbasanNë një ceremoni të ndjekur nga disa mijëra simpatizantë, kryeministri Berisha preu shiritin përurues të autostradës Tiranë-Elbasan.

Një vepër madhore e infrastrukturës, në të cilin përfshihen dhjetëra vepra inxhinjerike dhe dy tunele nga 2,4 kilometra secili, autostrada do të jetë në gjendje të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit për në Elbasan e mëtej, drejt Pogradecit, Korçës, Maqedonisë apo Greqisë.

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha e konsideroi ndërtimin e këtij segmenti si simbolin e modelit të cilit ai i ofron qytetarëve, të vendosur përballë “alternativës së bllokimit” të Partisë Socialiste.

”Kjo ditë është një ditë qe mbetet ne kujtese si dite e krenarise kombetare. Sot bejme realitet nje enderr te brezave te tere, ndërsa me këto rrugë, që deri pak kohë më parë dukeshin si të pamundura, po krijojme realitete te reja gjeografike dhe ekonomike”, deklaroi kryeministri Berisha në fjalën e tij.

”Me këtë rrugë, jo vetëm Elbasani, i cili vjen në Tiranë për 20 minuta, por edhe Korça, Bilishti e Kolonja vijnë në Tiranë një orë më shpejt. Kjo autostradë është segmenti më krenar dhe i pavdekshëm i Korridorit Tetë. Shqipëria inaguron sot segmentin më të rëndësishëm në territorin e saj, në Korridorin 8, duke u shndërruar gjithmonë e më shumë një nyje ekonomike në Ballkan dhe Adriatik”, vijoi kryeministri në fjalën e tij.

”Tashmë, tregu i madh i Tiranës dhe Elbasanit shkrihen në një të vetëm. Kjo autostrade, modeli yne i zhvillimit, vendoset perballe bunkerit pa ide te autobuzit mavi. Kjo opozite, ajo qe doli kunder tunelit, ajo ka dale ne menyre te vazhdueshme kunder zhvillimit”, akuzoi Berisha.

”Në këtë ceremoni ishte edhe i ftuar edhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit (Qazim Sejdini), si perfaqesues i qytetareve te Elbasanit, por ai nuk erdhi për arsye partiake. E ja pra, kjo është një tjetër provë, se alternativës së zhvillimit, rrugëve, shkollave, spitaleve të rinj e integrimit, që vendoset përballë asaj të bllokimit”, shtoi kryeministri.

Përpara se të merrte fjalën Berisha, ishte kryebashkiaku i Tiranës ai që vlerësoi këtë segmentin si një vepër historike. “Kjo është një mrekulli mahnitese e infrastruktures, që sjell Elbasanin ne portat e Tiranes. Ky eshte modeli i vertete, forca e vertete e zhvillimit. Berisha është lidershipi i duhur per çdo shqiptar”, vlerësoi Basha.

E gjatë 27 kilometra, me dy tuba tunelesh nga 2,4 km secili në afërsi të Krrabës dhe shtatë mbikalime, segmenti i përuruar këtë të dielë i kushtoi taksapaguesve rreth 300 milionë dollarë.

Megjithatë, pavarësisht përurimit dhe vendosjes në përurim që nga dita e sotme, puna në këtë segment do të vazhdojë, për të kompletuar punimet shtesë, hapjen e korsive nga të dyja anët e qarkullimit, asfaltimin dhe vendosjen e sinjalistikës së plotë në këtë rrugë.

0 σχόλια:

Post a Comment