Flying Angel Heart

6.29.2013

Kapet grupi kriminal për trafik femrash ne Tirane

 

Nga Drejtoria kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Departamentin kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Drejtorinë e Forces se Posacme Operacionale në Policinë e Shtetit, si dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, gjatë ditës së djeshme është konkluduar me sukses operacioni ndërkombëtar “Binehouse”, në kuadër të të cilit u bë e mundur goditja e një grupi kriminal për trafik femrash me qëllim shfrytëzim prostitucioni dhe arrestimi i tre shtetasve, përkatësisht:


- Shyqyri Halil Stafuka, vjeç 23, banues në Tiranë,
- Bledar Halil Stafuka, vjeç 22, banues në Tiranë,
- Emiljano Ylli Tarja, vjeç 23, banues në Tiranë.

Konkludimi me sukses i këtij operacioni u bë i mundur pas një hetimi disa mujor intensiv dhe mjaft profesional të strukturave të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda, si dhe autoritetet ligjzbatuese Zvicerane dhe Gjermane.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, si dhe me persona të tjerë për të cilët po kryhen hetime, kanë rekrutuar në Shqipëri dhe më pas shfrytëzuar për qëllime prostitucioni nëZvicër dhe Gjermani shtatë shtetase shqiptare.
Bazuar në materialet e grumbulluara në kuadër të këtij hetimi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka caktuar ndaj këtyre shtetasve masën e sigurisë arrest me burg, nën akuzën e kryerjes së veprave penale “Trafikim i Femrave” kryer në bashkëpunim për shtetasit Shyqyri dhe Bledar Stafuka, si dhe “Trafikim i të miturve” kryer në bashkëpunim për shtetasin Emiljano Tarja.
Strukturat e Policisë së Shtetit po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Për këtë qëllim po bashkëpunohet në mënyrë intensive dhe po shkëmbehet informacion i vazhdueshëm me autoritete ligjzbatuese të Zvicrës dhe Gjermanisë.
Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve i janë referuar Prokurorisë për Krime të Rënda

ndahe me miqët

0 σχόλια:

Post a Comment