Flying Angel Heart

6.21.2013

Sa zgjat dhe sa duhet të zgjasë marëdhënia?

 

Të gjithë jemi goxha kureshtarë kur është fjala për dhomat e gjumit të tjerëve, më së shpeshti për shkak të asaj që dëshirojmë të krahasohemi, mirëpo shpesh e kemi edhe ndjenjën që bashkëbiseduesit tanë “i ekzagjerojnë“ tregimet e tyre, të ndikuar nga filmat për të rritur apo së paku nga kmarredhenieomeditë romantike.

Duke pasur parasysh këtë gjë, magazina “Glamour” ka bërë një anketë me 1.000 respondentë, të cilët është dashur t’i përgjigjeshin pyetjes se sa mesatarisht në rastet e tyre zgjasin seksi dhe paraloja.

Informatat që do t’jua japim, me siguri do t’jua bëjnë më të lehtë situatën, mirëpo duke i krahasuar rezultatet me kinse nevojat të cilat i propagandojnë ekspertët, këta numra nuk janë edhe aq super.

Ç’është e vërteta, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në anketë ka pranuar që paraloja në rastet e tyre zgjat midis pesë dhe dhjetë minutash, ndërsa seksi megjithatë diçka më gjatë, për shumicën e tyre – 10 deri në 14 minuta.

Dhe, tani, të tregojmë atë pjesën jo edhe aq të këndshme, në hulumtimin e bërë në vitin 2012, rezultatet kanë treguar që dita ideale e çdo njeriu do të duhej t’i kishte 106 minuta seks, gjë që, është zbuluar që, më së shumti do t’i ishin përshtatur jetëgjatësisë sonë, pasi që thjesht do të ishim të lumtur.

Nga ana tjetër, hulumtimi i bërë në Britani të Madhe ka treguar që respondentët konsiderojnë që zgjatja ideale e seksit është 23 minuta.

0 σχόλια:

Post a Comment