Flying Angel Heart

6.04.2013

Dana, bukuroshja "wrestler": Pamja seksi ma shpif...

 


21-vjeçarja ka deklaruar se bukuria e saj nuk e bën të lumtur.

Kur të qenit e bukur, ta shpif. Ky është rasti i pazakontë i Dana Adivas, 21-vjeçares nga Chicago, e cila shprehur se bukuria e saj nuk e bën të lumtur. Arsyeja? Femrat e urrejnë, kurse meshkujt i vërtitetn gjithmonë përqark! Dama është një aspirante për "wrestler" dhe ka treguar historinë e saj në një episod të serialit "True Lives" që transmetohet në MTV.
Në dokumentar, megjithatë, ajo shpjegon edhe avantazhet që ka të qenit e bukur: "Kam gjithçka që dua dhe trajtohem si princeshë. Nuk duhet të jem as inteligjente, sepse kam pamjen time". Por nuk mund të mos e thotë të vërtetën, që e gërryen përbrenda: "Por ja që ma shpif e gjithë kjo! Dd të ishte e këndshme që të merresha ndonjëherë seriozisht në konsideratë për gjëra të tjera dhe jo për bukurinë time".

0 σχόλια:

Post a Comment